"Kodi Da Vinçi", a ka gafa në super bestsellerin botëror?
Kush nuk e njeh? Eshte best-selleri i shekullit XXI: "Kodi i Da Vinçit" i Dan Braunit. Nje thriller me sfond mistik, qe ka shitur me miliona kopje ne te gjithe boten, dhe qe eshte bere nje çeshtje qe tashme e tejkalon sferen letrare: objekt debatesh te papajtueshem, botimesh dhe kunderbotimesh, manualesh qe shpjegojne dhe pamlfetesh qe e demonizojne. Po, sepse amerikani Braun, ish profesor i anglishtes, nuk ka dashur te na jape vetem nje roman. Ka dashur te zgjidhe nje numer misteresh, te thote te veten mbi Graalin e Shenjte dhe mbi sekretet e Templareve. Por edhe te zbardhe natyren e vertete te Krishtit, nje gje mbi te cilen prej mijervjeçaresh diskutojne teologet dhe mblidhen keshillet.
***
Faqja e pare e "Kodit te Da Vinçit" paraqet nje premtim krenar: "Te gjitha deshifrimet e dokumenteve dhe ritualeve te fshehta qe permban ky liber pasqyrojne realitetin". Por cilin realitet? Cilat dokumenta?
Pershembull: romancieri flet per ungjijtë heretikë të zbuluar në vitin 1945 në Egjipt, në Nag Hammadi, dokumente të komuniteteve të vjetra kristiane në të cilat duhet te flitej per martesen e Krishtit me Maria Magdalenen. Sipas Braunit ky do te ishte "Graali i Shenjte", i kerkuar me kot per shekuj: e verteta sekrete, ana "femerore" e origjines se kristianizmit te cilen komploti i turpshem mashkullor i Kishes e ka mbajtur te fshehte ne shekuj. Por sa shume gjera ditka ky Braun. Bart Ermanit, studiues i Kristianizmit antik sapo ka botuar nje liber te titulluar "E verteta e Kodit te Da Vinçit", liber i cili nxjerr te gjitha gabimet historike. Loja e Ermanit eshte teper e thjeshte. Pikerisht hipoteza te studiuesve, por qe ne duart e Braunit kthehen ne elemente te historise sekrete te Kristianizmit, te fshehura nga Kisha qe per vite me rradhe ka kundershtuar botimin e rrotullave te Detit te Vdekur (nje tjeter gafe e perseritur). Qe Brauni nuk i lexon drejtperdrejte tekstet per te cilet flet, e deshmon edhe nje rast qe mund t'u shtohet atyre qe ka treguar Ermani. Por çeshtja nuk qendron tek gabimet e Braunit. Problemi i vertete eshte qe tashme gjithnje e me te shumte jane njerezit qe jane te bindur se Jezusi eshte martuar me Magdalenen apo qe perandori Kostandin ka eleminuar qellimisht anen matriarkale te Kristianizmit sepse Brauni thote se ka dokumentet. Siç kujton Ermani, trillimi po zevendeson historine.
***
Nuk eshte nje fenomen i izoluar: dikush tjeter beson se lufta e Trojes eshte zhvilluar ne Finlande, per shkak te nje eseje simpatike dhe te çuditshme qe perfundoi ne faqet e para te gazetave dhe ne raftet e librarive. Nuk eshte as ndonje fenomen i ri. E njejta gje kishte ndodhur edhe me fundin e Perandorise romane: kur duke bere bashke historine dhe legjenden, shpjegohej qete qete pershembull se Aleksandri i Madh kishte gjetur burimin e rinise se perjetshme. A duhet te shqetesohemi? Gjithçka eshte me magjepsese se nje roman.