Apeli, 146 vite burg vrasësve të Kastratit
TIRANE- . Sipas pesëshes gjykuese, i pandehuri Qamil Rexhaj do të qëndrojë përjetë në qeli, pasi është gjetur dhe cilësuar si organizator i të gjithë ngjarjes së rëndë të tri viteve më parë. Vëllai i tij, Abedin Rexhaj u dënua me 25 vjet burg, ndërsa Ibrahim Geca, me 20 vjet heqje lirie. Motivi i krimit makabër u cilësua hakmarrja. Sipas gjykatës, të pandehurit Qamil e Abedin Rexhaj bënin përgjegjës mjekun Behar Kastrati, për vdekjen e vëllait të tyre Gani Rexhaj në vitin 1995. Por dhjetë vite pas vdekjes së të vëllait, dy vëllezërit Rexhaj, katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005 rrëmbyen në afërsi të shtëpisë së tij, kreun e PD-së së Hasit, Behar Kastrati. Sipas gjykatës, dy vëllezërit pasi e kanë torturuar, e kanë vrarë. Më pas për të zhdukur gjurmët, e kanë lidhur me tela gjemba dhe e kanë lidhur pas një shtylle në ujërat e Liqenit të Fierzës, pikërisht poshtë këmbëve të Urës së Kolshit, në dalje të qytetit të Kukës. Trupi i pajetë i mjekut Kastrati u gjet thuajse i dekompozuar 40 ditë më vonë. Pas një maratone të gjatë gjyqësore, vëllezërit Rexhaj u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me dënime të rënda, vendim që u la dje në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
(s.g/k.l/GazetaShqiptare/BalkanWeb)