Vrasja e Opingarit familja akuza Prokurorise

Tetë muaj pas vrasjes makabre të 24 vjeçares Anisa Opingari nëna e saj kërkon vendosjen e autorit përpara drejtësisë. Miranda Opingari, e cila brenda 2 muajesh humbi bashkëshrotin dhe të bijën akuzon prokurorinë e Lezhës për zvarritje të hetimit. Ajo thotë se i duhet t’i telefonojë prokurorëve çdo ditë për të mësuar se çfarë bëhet me vrasësit e së bijës.
Të afërm dhe fqinjë të familjes Opingari ndjejnë keqardhje për familjen e goditur njëra pas tjetrës nga fatkeqësitë. Në fillim ndarja e Anisës nga bashkëeshorti, vdekja e të atit dhe më pas vrasja e Anisës.
Anisa Opingari u nda nga bashkëshorti pasi ai haptazi kishte kërkuar prej prindërve të saj ndarjen e pasurisë, qëe sipas tij i takonte edhe vajzave të familjes. Pasi ishte kthyer të jetonte në shtëpinë e prindërve ajo ishte përballur me vdekjen e të atit. Pa kaluar shumë kohë, në qershor të vitit 201, trupi i saj u gjet i masakruar në mal të Shëngjinit. Hetimet mbi vrasjen e Anisa Opingarit po zhvillohen nga një grup hetimor i prokurorisë së Lezhës dhe Fierit. Arrestimet për këtë ngjarje të kryera nga policia e Lezhës u konsideruan të pavlefshme nga organi i akuzës dhe për këtë arsye ata u lanë të lirë.