Sërish borë në Kosovë, Mitrovica hap rrugët edhe drejt veriut
PRISHTINË- Në Kosovë, një shtresë e re dëbore reshi gjatë natës së kaluar pas një dite me acar dhe diell dimri, i cili në mëngjesin e sotëm të akullt në Prishtinë lindi me shkëlqimin e mbuluar nga retë.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në disa komuna vazhdon, si dhe mbyllja e shkollave gjatë tërë kësaj jave në gjithë Kosovën, për herë të dytë pas ditëve të fundit të janarit, gjithnjë shkaku i dëborës dhe temperatuarave deri përtej minus 20 gradë celcius.
Zyrtarët komunalë të Mitrovicës thanë sot se, "gjendja e gatishmërisë vazhdon të mbetet në fuqi për shkak të reshjeve të reja të dëborës, edhe pse të gjitha rrugët në territorin e tyre i kanë zhbllokuar, përfshirë edhe ato drejt fshatrave shqiptare më veriore kosovare, të komunës së Leposaviçit - Bistricës, Koshtovës dhe Cerajës dhe të komunës së Zveçanit - prej Kelmendit, nëpër Boletin e deri në Zhazhë".
Magjistralja Mitrovicë-Podujevë, si dhe fshati Kaqandoll që kishte mbetur i izoluar prej të shtunës janë zhbllokuar.
Zyrtarë të Kryqit të Kuq të Kosovës në Mitrovicë, njoftuan për një kontingjent ndihmash, që do të dërgohet për në tre fshatrat shqiptare të Leposaviqit, të cilat janë të bllokuara edhe nga barrikadat serbe në rrugën kryesore. Ndihmat janë siguruar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kryqi i Kuq i Kosovës dhe shoqata humanitare "Nëna Tereza".
Për të parë gjendjen nga afër në terren pas reshjeve të dëborës kanë qëndruar sot në zonën e Shalës edhe drejtuesit e komunës së Mitrovicës. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka kërkuar përkushtim në mënyrë që situata të menaxhohet me sukses.
(ma.ar/BalkanWeb)