E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Te planifikojme te ardhmen tone te perbashket

Kryebashkiaku Lulzim Basha takim me grupet e interesit për planin e ri urbanistik të Tiranës. Në fjalën e tij kryebashkiaku theksoi se ky është takimi i parë konsultativ dhe në vendimmarrje do të përfshihen të gjitha grupet e interesit për t’i ardhur në ndihmë Tiranës.
“Sot i hapim rrugë rifillimeve të konturimti urban, rigjenerimit të plotë të qytetit tonë nga ana mjediosore dhe ndërtimore. Në këtë përpjekje janë përfshirë të gjithë energjitë pozitive të qytetit të Tiranës që nga bota akademike, grupet e inetersit, duke filluar me biznesin, shoqatat e biznesit, Dhoma e Tregtisë, arkitektë dhe specialistë”-theksoi Basha
Më tej kryebashkiaku tha se sociologë dhe punonjës socialë, përfaqësues të pushtetit vendor të Tiranës dhe minibashkive, komunave dhe bashkive rreth e qark bashkë me Bashkinë e Tiranës kanë nisur një rrugë për Tiraën metropolitane për të planifikuar më mirë të ardhmen tonë të përbashkët, duke shfrytëzuar maksimalisht burimet tona”-nënvizoi Basha
Ndërkohë Basha tha se sfidat që do ndeshemi janë shumë të mëdha dhe përgjigjet që plani duhet t’u japë sfidave duhet të jenë të cilësisë më të lartë dhe të bashkërenduar me të gjithë faktorët dhe mbi të gjitha me qytetarët e Tiranës.
Në takimin e parë konsultativ Basha tha se në vendimmarrje do të përfshihen të gjithë sektorët dhe të gjithë qytetarët e Tiranës të kontribuojnë në këtë proces përmes konsultimeve.
“Sot t’i japim vulën e aprovimit punës së deritanishme të grupit japonez, të cilat presin orientime të mëtejshme, deri në vendimmarrjen finale siç janë: hartimi i një plani për menaxhimin e mbetjeve, sistemin e kanalizimeve dhe kullimit, për të cilin qeveria japoneze ka dhënë 65 milionë euro”- theksoi Basha
Ndërkohë ai renditi edhe prioritetet e Bashkisë që kryeson si rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara në kryeqytet, sigurimi i një rrjeti rrugor, menaxhimi i trafikut duke përfshirë edhe parkimin dhe përmirësim i linjave urbane në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›