E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin reshjet e bores ne veri te vendit

Kanë rinisur reshjet e borës në veri të vendit duke rrezikuar në përkeqësimin e situatës. Reshjet kanë vazhduar gjithë natën në rrethin e Pukës, në qarkun Kukës, Dibër, Malësi e Madhe dhe në Korçë. Në Pukë ende janë të bllokuara segmentet rrugore Fushë Arrëz-Kukës, Fushë Arrez-Bajram Curri, ndërsa kalohen me zinxhirë akset Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Mirditë dhe Pukë -Shkodër. Në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Madhe janë të pakalueshme akset Bogë-Theth dhe Theth-Vermosh. Në Dibër reshje të dendura të dëborës kanë nisur në qytet si dhe në komunat Ostren, Trebishtë dhe në zonën e Martaneshit, të cilat prej izoluara janë dhe komunat Lure, Kala e Dodës, Sllove, Muher, disa fshatra të Martaneshit dhe disa fshatra të komunës Zerqan.
Në qarkun e Kukësit të gjitha komunat janë të bllokuara. Akse të bllokuara janë Krume-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafe Morinë, Kukës-Peshkopi, Kukës- Shishtavec. Të kalueshme me zinxhirë janë Kukës-Krume dhe Morinë- Kalimash
Megjithëse bora në komunën e Steblevës ka arritur në 2 metër pas 48 orësh, falë punës së ndërmarrjeve të rrugëve është bërë e mundur hapja e aksit rrugor Librazhd-Stëblevë. Ndërkohë po punohet pa ndërprerje për hapjen e aksit Stëblevë- Peshkopi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›