Apeli: Mjekë, përdorni tamiflunë, mos e kurseni atë
Sasi të medikamentetit tamiflu, një produkt që lufton virusin AH1N1, janë shpërndarë në të gjitha spitalet kryesore të vendit. Madje, sasi të konsiderueshme u janë dhënë në inventar edhe poliklinikave e qendrave shëndetësore në qytetet kryesore të vendit. Por mjekët e kryeqytetit, si edhe nga raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se ky produkt nuk përdoret në masë nga mjekët nga i gjithë vendi pavarësisht direktivave, udhëzimeve e madje edhe urdhrave nga instancat më të larta.
Të ndodhur në këto kushte, Ministria e Shëndetësisë dje ka raportuar se do të nisë edhe një herë "haber" që mjekët nga i gjithë vendi, në rastet e gripit të zakonshëm, me simptoma të rënda apo shenjave klinike të gripit të derrit, të përdorin menjëherë tamiflu. Vetëm kështu mund të evitojmë komplikacionet apo rastet e rënda, të cilat shkojnë deri në humbje të jetës.
"Dua t‘u bëj thirrje dhe t‘u drejtoj një apel mjekëve në të gjithë vendin, që të përdorin tamiflunë, të mos e kursejnë atë. Në këtë mënyrë ne evitojmë të kemi raste të rënda, e shpëtojmë jetë. Më mirë të përdoret produkti, në rast se kemi dyshime, qoftë edhe nëse është një grip i zakonshëm por i rëndë, sesa të mos e përdorim e më pas pacientët të shtrohen në terapi intensive", sqaroi drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Sipas tij, rastet e rënda deri tani kanë qenë pacientë me sëmundje kronike. Sipas tij, kemi një ulje të fluksit të të prekurve nga gripi i zakonshëm dhe shtim të rasteve të gripit të derrit.
Sakaq, në spitalet kryesore të vendit vazhdon procesi i vaksinimit. Vaksina Fluval P, e prodhuesit hungarez Omninvest, bën pjesë në listën e tetë vaksinave të licencuara nga agjencia rregullatorë e Bashkimit Europian.
Fluval P përmban virusin e inaktivuar, dhe adjuvantin me bazë fosfat alumini. Ajo është e prodhuar nga derivate të vezës dhe për këtë arsye nuk jepet te personat me alergji ndaj vezës. Gjithashtu, vaksina nuk aplikohet për fëmijët nën 1 vjeç. Për personat mbi 12 vjeç aplikohet dozë e plotë prej 0.5 ml, ndërsa për fëmijët nga 12 muajsh deri 12 vjeç përdoret gjysma e dozës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka raporte për efekte anësore të rënda prej kësaj vaksine. Vaksina Fluval P, e prodhuesit hungarez Omninvest, bën pjesë në listën e tetë vaksinave të licencuara nga agjencia rregullatorë e Bashkimit Europian. Fluval P përmban virusin e inaktivuar dhe adjuvantin me bazë fosfat alumini. Ajo është e prodhuar nga derivate të vezës dhe për këtë arsye nuk jepet te personat me alergji ndaj vezës. Gjithashtu, vaksina nuk aplikohet për fëmijët nën 1 vjeç. Për personat mbi 12 vjeç aplikohet dozë e plotë prej 0.5 ml, ndërsa për fëmijët nga 12 muajsh deri 12 vjeç përdoret gjysma e dozës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka raporte për efekte anësore të rënda prej kësaj vaksine.