E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në udhëkryq dhe peng i humbjes së zgjedhjeve

Kryetari i PS-ës i kompleksuar nuk e fsheh frikën e humbjes së zgjedhjeve

Në demagogjinë e tij antiprocesit të pasaportave elektronike, Edi Rama shkon edhe më tej, kur gënjen në tentativën e tij për të sjellë shembuj se në vende të ndryshme, kartat e identitetit shpërndahen falas, e teori të tilla, që më tepër i shërbejnë për ti mbushur mendjen atij vetë, se sa zgjedhësve. Këtë gënjeshtër Edi Rama, e çon më tej duke ia lënë detyrë Erjon Veliajt ta promovojë si mashtrim se në Amerikë, Evropë, Afrikë, apo edhe gjetkë, kartat e identitetit shpërndahen falas

TIRANE – Edi Rama, ka marr përsipër dje personalisht vetë autorësinë e bojkotit të seancës së parlamentit nga deputetët e tij vartës. I kompleksur dhe i frikur nga humbja e 28 qershorit, Edi Rama, mes deklaratës retorike të tij dje, nuk ka bërë asgjë më shume së sa ca lojëra fjalësh, dhe duke rikonfirmuar edhe frikën nga pyetjet e gazetarëve, iku me vrap, pas pikës së fjalisë së fundit të asaj që ai lexoi dje.
Në daljen e ti të djeshme para gazetarëve, kryesocialisti u mundua të justifikonte bojkotin dhe tentativën e bllokimit të procesit të pajisjes me kartat identiteti, ndërsa problemi e tij real e ka me partinë, kontrollin e së cilës, edhe ai vetë është i bindur se nuk e gëzon.
Na pak ditë që ai ka shpallur programin elektoral, në prezantimin e këtij programi, Edi Rama, ka pasur aq kohë të mjaftueshme, sa të kuptojë se figurat e partisë që ai vetë i ka sajuar e krijuar nuk ngjisin në elektorat, ndërsa ka shmangur, jo vetëm nga drejtimi, por edhe nga shfaqjet në publik, figurat e vjetra të konsdieruar pse jo edhe si asete të Partisë Socialiste.
Dje, në daljen e radhës, duke ngatërruar, drejtorin e shkarkuar të doganave, krizën ekonomike të supozuar me procesin e pajisjes me pasaporta elektronike, Edi Rama, pretendoi se e kishte zgjidhjen sipas tij për një proces normal të shpërndarjes së dokumenteve të identifikimit, por pa e bërë publike këtë “zgjidhje”, pranoi se këtë do ia thoshte Kryeministri Sali Berisha “në vesh”, kur ata të uleshin në një tryezë bisedimi.
“Ne kemi zgjidhje nëse qeveria do vërtet të bëjë zgjedhje. Ne e dimë si zgjidhet kjo krizë paaftësie e papërgjegjshmërie, nëse Sali Berisha nuk ka qëllimin e mbrapshtë të manipulimit të zgjedhjeve. Ne jemi gati të ulemi për ta zgjidhur këtë nyje që rrezikon të mbysë zgjedhjet, u shpreh midis ët tjerave kryesocialisti Rama duke mos harruar premtimin se, jemi po ashtu gati të ngrihemi në të gjithë Shqipërinë nëse ata që e sollën procesin deri në këtë pikë të hallit duan ta mbajnë pushtetin pa zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve euroatlantike”.
Në demagogjinë e tij antiprocesit të pasaportave elektronike, Edi Rama shkon edhe më tej, kur gënjen në tentativën e tij për të sjellë shembuj se në vende të ndryshme, kartat e identitetit shpërndahen falas, e teori të tilla, që më tepër i shërbejnë për ti mbushur mendjen atij vetë, se sa zgjedhësve. Këtë gënjeshtër Edi Rama, e çon më tej duke ia lënë detyrë Erjon Veliajt ta promovojë si mashtrim se në Amerikë, Evropë, Afrikë, apo edhe gjetkë, kartat e identitetit shpërndahen falas.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›