E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asgjë s’mund ta mbrojë Ramën nga karteli i mafies së ndërtimit”

PD-ja reagon ndaj deklaratës së kryetarit të PS-ës

TIRANE - Partia Demokratike reagoi dje menjëherë pas deklaratës së kreut të selisë rozë, Edi Rama, ku ky i fundit vazhdon ende t’u bjerë borive të krizës, në një kohë kur aktiviteti ekonomik dhe financiar në vendin tonë vazhdon rrjedhën normale, madje pas pak ditësh qeveria vendos të dyfishojë pagat dhe pensionet.
“Nga ana tjetër, në kushtet e një inferioriteti të plotë dhe duke e ndjerë garën elektorale tërësisht të humbur, kreu i PS-së, Edi Rama, po përpiqet që me deklaratat e tij manipulative të deklarohet si garant i interesave të qytetarëve, në një kohë kur pikërisht qytetarët, ai po i zhvat me taksa dhe tarifa të pakuptimta dhe tërësisht të dyshimta, sepse i duhet kapital i shëndoshë financiar për zgjedhjet elektorale”, deklaroi zëdhënësja e PD-ës.
Për kundër kësaj, PD deklaroi më tej me anë të zëdhënëses, se “në ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit, kur ai për vete dhe Eftimin e tij nga 30 leje ndërtimi mori 19 prej tyre, pikërisht doli dhe derdhi lot krokodili për krizën ekonomike. Për rënien e të ardhurave. Për dështimin e procesit të zgjedhjeve. Për garantimin e të drejtës së votës. Rama as me deklaratat që bën e me asgjë tjetër s’do mund të mbrosh e të heqësh vëmendjen nga karteli i mafies së ndërtimit që ti drejton”, tha zëdhënësja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›