Për zbatimin e fshehtësisë së votës
Ajo çfarë ndodhi të enjten e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të tirret pafundësisht, sa djathtas dhe sa majtas, me fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, pa pasqyrimet e nevojshme dhe të shpejta të tyre në legjislacionin përkatës. Sidomos tani, kur nuk na ndajnë veçse dy javë nga përfundimi i afatit për mbylljen e reformës zgjedhore, rishikimit të Rregullores së Kuvendit. Të mos harrojmë që veçanërisht të dyja këto konsiderohen si kushte kryesore për dhënien nga Brukseli, Shqipërisë, të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Por, ndonëse dhënia e këtij statusi është objektiv i gjithë shoqërisë sonë, pozicionet e të dy krahëve të politikës shqiptare aktualisht mbeten përsëri shumë të ndara dhe madje antagoniste në zbatimin e modeleve europiane dhe të normave të demokracisë liberale.
Konkretisht, për atë që ndodhi të enjten e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e rreshtuar në krahun e djathtë të tij nuk kanë nevojë që të zgjaten me mbrojtjen e veprimit të tyre antikushtetues dhe të jashtëligjshëm. Nuk kanë nevojë, sepse, varur kokën si qetë në parmendën e Kryeministrit, ata edhe në seancën plenare të fundit nuk bënë gjë tjetër veçse vazhduan, me hosten nga mbrapa, që të hapin përherë e më shumë brazda ku mbillet fara e një diktature të re. Pranuan të bindur, me ardhjen e Sali Berishës në sallë, që të ndryshojë skema e dorëzimit të fletëve të votimit nga sekretaria e zgjedhur për këtë votim. Gjithashtu, nëse Kryetarja e Kuvendit, që është eksponent i mazhorancës, pothuajse përherë e ka prezantuar veten plotësisht të njëanshme në drejtimin e seancave parlamentare (çka u vu në dukje edhe nga Raporti i Komisionit Europian në fund të vitit 2010-të, kur iu refuzua Shqipërisë për të parën herë statusi i kandidatit për në BE, me togfjalëshin “ka deformuar rëndë pozicionin e saj si Kryetare e Parlamentit”), në seancën e së enjtes u parketua legalisht si kukull e Kryeministrit, i cili e urdhëroi që të vendoste për të kaluar menjëherë në votim elektronik. Pa konkurrencë, pra vetëm për emrin e propozuar nga mazhoranca. Njëherazi, në mënyrë të atillë që, siç është aplikuar e provuar tashmë qysh prej disa vitesh, mund të ndërhyhet në krijimin e hapësirës për kontrollin e votës së çdo deputeti.
Ndërkohë, për atë që ndodhi të enjten e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, anëtarët kuvendarë të mazhorancës qeverisëse nuk kanë as dobi që të vijojnë pareshtur me përgjigjet dhënë opozitarëve të tyre apo opinionit publik, për tutelën e liderit të vet, por edhe rreth përgjegjësisë së rëndë më së pari politike, që u ngarkohet nga veprimi antiligjor i ndërmarrë, si edhe nga mosveprimi për të kundërshtuar më së paku një herë të vetme imponime të karakterit antikushtetues. Pra, nuk kanë as dobi të vijojnë pareshtur me përgjigjet dhënë opozitës së tyre dhe opinionit publik, sepse sa më tepër që t’u kujtojnë qytetarëve shqiptarë dhe faktorëve ndërkombëtarë atë që bënë kësaj radhe, aq më tepër shtojnë dyshimet mbi vete. Shtojnë dyshimet mbi vete, si ata që sa herë kalojnë pranë vendit ku kanë kryer krimin, zakonisht, instiktivisht e kthejnë kokën pikërisht atje.
Ndërsa, për krahun e majtë nuk duket të kenë tani ndonjë vlerë të mirëfilltë retorikat e vazhdueshme, që përveçse mund të ngrenë adrenalinën e opinionit publik, njëherazi ia zbehin atij shpresat për ndryshimin e shpejtë të gjendjes së tejrënduar ekonomike, politike dhe sociale të vendit, fillimisht nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Kuvend, si edhe më përtej, në zgjedhje të përgjithshme parlamentare, apo në ato për organet e pushtetit vendor. Këto retorika nuk ndihmojnë as për marrjen fund të poshtërimeve që i bëhen opozitës dhe për ruajtjen e votave të deputetëve të saj. Aq më pak të verdiktit që jep elektorati i gjerë, të cilit qeverisja po i merr edhe laprën e syrit, herë me vjedhje, sharje e fëlliqësira, herë madje edhe me plumba mu në mes të bulevardit të Tiranës. Sa për këtë mënyrën e fundit, sado që është pa precedent në Europën e pas Luftës II Botërore dhe është tërësisht e dënueshme më ashpër se çdo vepër tjetër penale, frenetizmi i Kryeministrit për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e tij diktatorial e bën atë të bindur dhe të gatshëm për të mos e kursyer përsëri.
Sidoqoftë, mbase vërtet që s’do të ishte e udhës mbajtja prej opozitës e qëndrimeve radikale, pra ndërprerja e dialogut të saj me mazhorancën në vazhdimin e shpejtë të reformave integruese. Veprime të tilla do të shpinin pashmangshëm në humbjen, për të tretën herë radhazi, të statusit zyrtar të kandidatit për në BE, çka do t’i jepte flatra Sali Berishës të rendte për t’ia lënë kopilin në prehër opozitës dhe, kështu, jashtë kontrollit të rreptë që Brukseli ushtron ndaj vendeve aspirante, t’u drejtohej rrugëve të reja për të konsoliduar edhe më tej qeverisjen neodiktatoriale të tij.
Por, çështja bëhet edhe më serioze, duke marrë parasysh që pas disa javësh fillon periudha përgatitore për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, si edhe duke mbajtur në mendje këmbënguljen arrogante të Kryeministrit, që të ngrejë vendosmërisht në këtë post jo një figurë të paanshme dhe me integritet, por pikërisht një manekin nga Partia e tij (në mos veten e vet). Dhe, mekanizmi për të ndalur deri në një farë mase vërshimin e ujërave drejt mullirit të Vuçidolit, pa dyshim që është aplikimi i votimit të fshehtë në kuptimin e mirëfilltë të këtij termi. Domethënë, duke mos lënë asnjë shteg të hapur për subjektivizëm dhe diktat personal në ndryshimet që po u bëhen Kodit Zgjedhor dhe Rregullores së re të Parlamentit. Për të përmbushur këtë detyrim ligjor, politik dhe qytetar, deputetët e së majtës në Kuvend nuk mund dhe nuk duhet të pajtohen me deklaratat e fundit të bashkëkryetarit të djathtë të Komisionit për reformën parlamentare, se për ata të krahut të vet kjo reformë na paska përfunduar dhe nuk nevojitet ndonjë ndërhyrje tjetër.
Në këtë drejtim, ndoshta më i përshtatshëm do të ishte sanksionimi i pikës 34 të Kodit të Praktikës së Mirë për Zgjedhjet, i hartuar një dekadë më parë nga Komisioni i Venecias. Sipas tekstit të kësaj pike, a thua se është përpiluar enkas për Shqipërinë, “Nënshkrimi dhe vulosja e fletëve të votimit nuk duhet bërë në momentin kur fleta i dorëzohet zgjedhësit (apo edhe deputetit në seancën që po shqyrtojmë dhe në ato të mundura në një të ardhme të shpejtë – shënimi ynë), sepse nënshkrimi i personit pranë vulës mund të shërbejë si shenjë, e cila do të identifikonte zgjedhësin kur të bëhej numërimi i votave. Kjo do të ishte shkelje e fshehtësisë së votës”. (Kodi i Praktikës së Mirë për Zgjedhjet, përkthimi në shqip, Tiranë, 2002, faqe 22).
Sanksionimin e kësaj dispozite në legjislacionin përkatës, vështirë që ta kundërshtojë edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me gjithë ulërimat e pakontrolluara të liderit të tyre, të cilit do t’i duhet të ballafaqohet konkretisht dhe seriozisht me përfaqësuesit dhe ekspertët ndërkombëtare të fushës.
Për t’u shtyrë më tej dhe t’u përqendruar në këto radhë te detaje të imta teknike, mbase nuk ia vlen barra qiranë.