E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID, 15 milionë USD kundër korrupsionit

10/12/2008  Komisioni i Ekonomisë

Qeveria shqiptare përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, USAID, përfiton grantin me vlerë 15 milionë dollarë për realizimin e fazës së dytë të programit të pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së grantit është miratuar dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në thelb të saj është objektivi strategjik për të luftuar korrupsionin. “Objektivi strategjik i kësaj marrëveshjeje është reduktimi i korrupsionit, forcimi i rolit të ligjit dhe përmirësimi i lirisë ekonomike në Shqipëri”, - theksoi kryetari i komisionit, Edmond Spaho. Marrëveshja synon bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit në procedurat ligjore për lejet e ndërtimit, por edhe në fusha të tjera ligjore. Kështu është përgatitur projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” që parashikon krijimin e Gjykatës Administrative. Po kështu synohet përmirësimi dhe stabilizimi i Qendrës Kombëtare të Licencimit të Biznesit. Marrëveshja e grantit ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe SHBA-ve të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të Sfidës së Mijëvjeçarit, faza e dytë u nënshkrua më 29 shtator 2008.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›