Ndalohet tregtari, nën hetim dy doganierë
11/12/2008 Kaluan mallra kontrabandë
ELBASAN- Një tregtar nga Cërriku u arrestua dhe dy doganierë të doganës së Kakavijës janë nën hetim, pasi akuzohen për veprën penale të kalimit të mallrave kontrabandë. Policia e Elbasanit arrestoi nё flagrancë shtetasin Tajar Pëllumbi, 53 vjeç, lindur nё Skrapar e banues nё Cërrik, pasi në datën 9.12.2008 me kamionin me targë TR 9473 N ka futur nga dogana e Kakavijës nё Gjirokastër mallra tё ndryshme nё sasi 8 ton duke krijuar njё shmangie doganore prej 4000 eurosh. Nё hetim nё gjendje tё lirë janë dy doganierё shtetasit Ilirian Beqiri dhe Laurent Nano. Kёta shtetas kanë kryer kontrollin fizik tё kamionit nё doganën e Kakavijës dhe kanë lejuar kalimin e tij pa u deklaruar.