E Diel, 1 Nëntor 2026

Riorganizimi territorial, Shqipëria do të ndahet në 2 ose 4 rajone

10/12/2008  Tryeza “Përtej decentralizimit”

Riorganizimi territorial i vendit është një çështje që ka mbledhur në një tryezë kombëtarë ekspertë të shoqërisë civile dhe zyrtarë të shtetit. Në kuadër të zhvillimit rajonal dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ndarja territoriale dhe reforma e decentralizimit duhet të ecin me ritme më të shpejta dhe më të qarta. Një nga skenarët e përgatitur është krijimi i rajoneve edhe në konceptin e ndarjes që BE-ja ka parashikuar, sidomos në kuadër të përfitimit të fondeve. Ekspertët janë të mendimit se Shqipëria mund të ndahet në 2 ose në 4 rajone në këtë kontekst. Por më tepër presion duhet të ketë nga institucionet vendore për këtë proces, për shkak se kalimi i kompetencave do të bëhet në drejtim të bashkive dhe komunave. Qarqet janë ato që gjenden në situatë të paqartë. Sipas zotit Besnik Aliaj, në këtë pikëpamje duhet të ngrihet një task-forcë me pjesëmarrjen e ekspertëve, të cilët do të shmangnin debatin politik dhe do t’i jepnin politikëbërësve më shumë argumente për të zgjidhur çështjen. Ndërsa, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, theksoi se ndarja e re territoriale e vendit nuk do të realizohet para zgjedhjeve të 2009-s, pasi kjo kërkon konsensus politik për shkak të ndërhyrjes në Kushtetutë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›