E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, burg përjetë "monstrës së Peshkopisë"

TIRANË- Merr formën e prerë vendimi i Gjykatës së Dibrës për dënimin me burgim të përjetshëm të 19- vjeçarit Shpëtim Ziza, i cili përdhunoi dhe më pas e mbyti një fëmijë 10 vjeç.

Avokati mbrojtës i Zizës gjatë fjalës së tij, kërkoi nga gjykata që të heqë 16-vjeçarin nga përgjegjësia penale, për shkak të gjendjes s mendore, duke e cilësuar si person me probleme të thella mendore dhe papërgjegjshmëri totale.

Ky pretendim u hodh poshtë nga prokuroria, e cila kërkoi nga gjykata të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Dibrës, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Me vendimin e djeshëm, i cili mori formën e prerë i pandehuri Shpëtim Ziza, do të kalojë gjithë jetën në burg, për përdhunimin dhe më pas vrasjen e fëmijës 10 vjeç.

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Ziza kishte mashtruar 10- vjeçarin Çanga duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur më datë 23 tetor 2007 dhe që nga ajo ditë fëmija nuk ishte kthyer në shtëpi, duke u gjetur pas pesë ditësh nga familja ku janë evidentuar shenjat e dhunës dhe përdhunimit ndaj tij.

Pas marrjes në pyetje të Zizës, ky i fundit ka pranuar krimin dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën e dhunimit të tij, duke treguar edhe vendin ku e kishte fshehur trupin e 10- vjeçarit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›