Berisha Nuk do i shkurtojme fondet e bashkise Rames
Kryeministri Berisha premton te kreret e bashkive dhe komunave se nuk do te cenoje dhe ul buxhetin e tyre vjetor. Deklaratat e Kryeministrit erdhen ne mbledhjen e grupit kuvendor te Partise Demokratike ku kreu i qeverise premtoi edhe rritjen e rrogave dhe pensioneve ne buxhetin e ri te vitit 2011. E garantoj zotin Rama se nuk do te kete pakesim te buxhetit per bashkite dhe komunat. Absolutisht jo. Por nga ana tjeter meqe thote se qeveria po fut duart ne arken e pushtetit vendor ju lutem qe te heqe duart dhe kthetrat e sejmeneve te tij nga arka e bizneseve tha Berisha. Akuzat e opozites konsiderohen nga Kryeministri Sali Berisha si nje perpjekje per te hedhur pluhur mbi integrimin e vendit. Berisha tha se ky sulm i socialisteve ka ne thelb mbulimin e aferave te kryebashkiakut Rama. Ne njohim dhe vleresojme si shume te rendesishem rolin e opozites por kur ajo perdor luften kunder korrupsionit per te mbuluar megaaferat e korrupsionit kjo eshte e trishtueshme eshte e vajtueshme tha Berisha. Duke iu rikthyer ceshtjes se kasave te cilat sipas shefit te qeverise tashme do te merren pa kosto nga biznesi ai tha se garantonte qeverite vendore se as buxheti i tyre nuk do te zvogelohet. Cdo akuze korrupsioni sipas Kryeministrit Berisha duhet te verifikohet nga drejtesia ndaj se ciles premtoi buxhetin e duhur per te luftuar krimin dhe korrupsionin. Kryeministri theksoi se objektivi i dyte madhor jane rruget. Jane mbi 400 projekte te cilat do te vazhdojne te ecin para me perparesi jane tri segmente kryesore Tirane-Elbasan Elbasan-Berat Rruga e Arbrit dhe natyrisht Korce ndash Qafe-Plloce tha ai. Kryeministri foli me entuziazem per arritjet e vendit per pergjysmimin e taksave dhe dyfishimin e te ardhurave ndersa theksoi se objektiv mbetet rritja e pagave e pensioneve si dhe rruget. Po ashtu Berisha theksoi se qeveria ka vepruar me pergjegjesine me te madhe per vizat ndersa theksoi se ne pikat e kufirit shqiptar eshte teknologjia me e larte.
Shefi i qeverise iu drejtua gjithashtu edhe ministrit te Financave Ridvan Bodes per te perfshire ne procesin e taksimetrave edhe shoferet e taksive. Zoti minister ne ligj do te perfshihen te gjithe shoferet e taksive pa perjashtim. Taksimeter pa memorie elektronike dhe transmetim online sic jane kasat. Do tu them ketyre taksisteve se vendosja e taksimetrit eshte nje standard i domosdoshem edhe per profesionin e tyre edhe per mbrojtjen e tyre edhe per dinjitetin e tyre dhe per sigurine e tyre por nga ana tjeter ate do ta kene dhurate nga qeveria do te zbritet ne takse. Ata qe e kane paguar nuk do te paguajne shumen respektive te taksave tha Berisha.