Apeli, efektivi i Gardës Çela të hetohet i lirë
08/11/2011 “Prokuroria s’ka prova të mjaftueshme”
TIRANE-Sadik Çela, gardisti i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit ku katër demonstrues mbetën të vrarë, do të vazhdojë të qëndrojë i lirë. Gjykata e Apelit e ka lënë të pandryshueshëm vendimin e shkallës së parë, e cila kishte caktuar masën e detyrimit për paraqitje. Megjithëse Prokuroria kërkoi në të dyja shkallët e gjyqësorit riarrestimin e Çelës, kërkesa nuk është pranuar, me argumentin se organi i akuzës nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme. Sipas gjykatës, organi i akuzës nuk ka vërtetuar ende nëse njëra nga predhat që i ka marrë jetën demonstruesve ka dalë nga arma e gardistit. Prokuroria ndërkohë nuk ka përfunduar as hetimet për ngjarjen tragjike të 10 muajve më parë, ndërsa i vetmi gardist i akuzuar që ndodhet në qeli është Agim Llupo. Aktualisht grupi i hetimit është në pritje të ardhjes së përgjigjeve për 7 pistoleta të dërguara në SHBA. Në demonstratën e 21 janarit të këtij viti u vranë katër shtetasit Zivër Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Ndërkohë që u plagosën me armë zjarri dhe 7 persona të tjerë. Për këtë ngjarje vetëm një person është arrestuar, ndërkohë që Prokuroria kërkoi ndalimin e gjashtë efektivave të Gardës së Republikës, mes tyre dhe komandantin e gardës Ndrea Prendin dhe zëvendësin e tij.