E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Berishës: Aplikoni për kartat

Shefi i qeverisë vazhdon të bëjë thirrje që qytetarët të aplikojnë për letërnjoftimet. "Të marrim letërnjoftimet për t‘i treguar vetes dhe botës se ne tani kemi dokumentet e identitetit më moderne në Evropë", u shpreh Berisha para banorëve të Shkozetit. "U bëj thirrje autoriteteve lokale që, në përputhje me vendimin e qeverisë, të blejnë menjëherë kuponin e letërnjoftimit për të gjithë qytetarët që janë me ndihmë ekonomike. Sapo të paraqesin dokumentet, qeveria do të paguajë për gjithsecilin prej tyre dhjetë mijë lekë të vjetra", theksoi Berisha. Për pensionistët, Kryeministri ka premtuar se shtesat do të merren me rritjen e pensionit që do të bëhet duke filluar nga data 1 maj. "U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe prefektëve, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrën më transparente të regjistrojnë të gjithë komunitetin rom dhe egjiptian që nuk janë në skemat e ndihmës sociale, në mënyrë që në përputhje me vendimin tonë t‘u japin falas kartën e identitetit", sqaroi Berisha. Një tjetër premtim që Kryeministri ofroi në prag të fushatës elektorale është se çdo fëmijë në mandatin e dytë qeverisës të PD-së do të hyjë në shkolla të rikonstrukturuara, duke pasur të gjitha kushtet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›