E Diel, 1 Nëntor 2026

51 persona heqin dorë nga shtetësia

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka firmosur dekretin për lënien e shtetësisë për 51 persona. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit të Presidentit, dekreti është mbështetur në nenin 92, pika "c", të Kushtetutës, dhe të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, "Për shtetësinë shqiptare", bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm. Lënia e shtetësisë shqiptare është bërë me kërkesë të vetë personave. Numri i lënies së shtetësisë shqiptare dhe marrjes së shtetësive të huaja kohët e fundit është rritur ndeshem. Kjo pasi një pjesë e mirë e shtesave shqiptarë tashmë krijojnë familje në vende të tjera të Evropës dhe më pas për efekt dokumentacioni detyrohen të lënë shtetësinë shqiptare dhe të marrin atë të një vendi tjetër.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›