Plani i PS Bare Si do te ruajme voten me 8 Maj

48 orë përpara zgjedhjeve lokale, ashtu si kundërshtarët politikë, partia Socialiste dyshon për shkenare të përgatitura për të prishur zgjedhjet nga ana e demokratëve.
Besnik Bare: “Ne nuk do të bojkotojmë dhe se kemi menduar për asnjë çast. Mesa duket Berisha i fryn kësaj historie sepse mund të ketë ndonjë skenar në kokën e tij”.
Jonida Shehu: “Të tipit?”
Besnik Bare: “Të ushtrojë presion në format më të ndryshme dhe më vonë të thonë se e kishin parashikuar këtë gjë”.
Këtë e ka deklaruar në Agon, kryetari i PS-së për Tiranën, Besnik Bare i cili ka zbardhur mënyrën se si PS do mbrojë zgjedhjet më 8 Maj.
Besnik Bare: “Ne i kemi trajnuar shumë mirë ato nga pikëpamja e mundësive të manipulimit sepse në Shqipëri është vështirë të mbash diçka secret, dhe ajo që ndodh në kampin brenda Berishës, praktikisht ka rrjedhur, dhe këtë informacion ne e kemi në duar. Kemi rënë në gjurmë të shumë situatave të tilla manipuluese, apo tendencave manipuluese. I kemi informuar dhe përgatitur ato që të kapen në flagrancë, në momentin që do synohet të kryhet manipulimi nëpër qendra votimit. Përveç kësaj ne do të kemi në çdo qëndër një numër të konsiderueshëm njerëzish, që nuk do lejojnë të ketë dhunë dhe presion ndaj qendrave të votimit”.
Opsioni i fitores së sigurtë sipas socialistëve, është një rrjedhë logjike e mënyrës se si qytetarët kanë votuar në Tiranë në 2009-ën.
Besnik Bare: ”Në 2009, po them në Tiranë, nqs do ishin zgjedhjet lokale PS do të fitonte 9 njësi dhe do humbte 2, dhe kryetar i bashkisë do të ishte po prapë, Edi Rama. Ju mendoni që mund të ndryshojë situata elektorale kur kemi një përkeqësim të gjendjes ekonomike, morale, politike dhe të nivelit të demokracisë në Shqipëri?”
Megjithatë, dita e fundit e fushatës sipas Bares do të bëjë edhe dallimin midis kampeve politike edhe në mbylljen e fushatave përkatëse elektorale.
Besnik Bare: “Nuk kemi synuar që të bëjmë një aktivitet shumë të madh në kuptimin e spektaklit numerik”.
Jonida Shehu: “Do ta mbyllni te pallati i sportit?”
Besnik Bare: “Te pallati i sportit “Asllan Rusi” në orën 18.30”.
Jonida Shehu