Apeli i Luiza e Gjergj Xhuvanit për të birin
Menjëherë sapo kanë mësuar ngjarjen, prindërit e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë, Luiza e Gjergj Xhuvani, i kanë bërë thirrje djalit të tyre të dorëzohet në polici, por kur kanë kaluar rreth 5 ditë nga ngjarja, policia ende nuk ka asnjë gjurmë të Kostandin Xhuvanit. Tashmë, ai është shpallur zyrtarisht person në kërkim, ndërsa dje Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, si i dyshuar për veprën penale të vrasjes së 26-vjeçarit Alfred Musabelliu. Hetimet e policisë kanë treguar se shkak i këtij krimi ka qenë një sherr i çastit rreth lëndëve narkotike, pasi viktima ishte skeduar edhe më parë nga policia si shpërndarës hashashi.