E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i SHBA: “Të punojmë që të dalë edhe jashtë Shqipërisë, informacioni historik për Çamërinë”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri John Withers vlerësoi gjatë një vizite në Vlorë cilësitë e shqiptarëve në luftën për liri dhe dinjitet njerëzor. Ai foli për mbështetjen që qytetarët e Vlorës i dhanë komunitetit të hebrejve dhe tha se shumë histori të shqiptarëve të solidaritetit njerëzor duhet të bëhen të ditura në mbarë botën.
Ambasadori Withers u takua me drejtuesit e qytetit dhe vizitoi këndin amerikan të kulturës dhe Muzeun e Pavarësisë. “Qyteti i Vlorës zë një vend të veçantë në përshtypjet e mia, për Shqipërinë. Për një kohë të gjatë Shqipëria ka qenë një vend strehimi për personat që kanë vuajtur. Kjo flet shumë mirë dhe shpalos shumë qartë cilësitë e popullit shqiptarë”, u shpreh Withers.
Njëra prej përpjekjeve të Ambasadës, është, tha Withers që mund të hapet ky informacion historik, sikundër historia e çamëve dhe e popujve të tjerë që kanë gjetur mundësinë të strehoheshin në Shqipëri dhe të siguronin jetën. “Ju keni shumë të drejtë. Këto janë histori që duhet të dalin jashtë, të gjithë duhet të informohen”, u shpreh diplomati i Washingtonit, John Withers. Këto histori nuk janë aq të mirënjohura jashtë Shqipërisë, tha Withers, dhe për këtë arsye Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është përpjekur shumë që të bëhen me dije për të tjerët”. Në vijim të përpjekjeve të SHBA-së për të promovuar jashtë vendit historinë e Shqipërisë, një pikë e rëndësishme është trajtimi i çështjes çame në botën e gjerë demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›