E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, potenciale të mëdha për thithjen e investimeve, Boshti i Jugut përparësia kryesore

Berisha takon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah


Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë financues në rrugën Tiranë-Elbasan si dhe po shikojnë me mjaft interes dhe përparësi edhe projekte të tjera të mëdha si Boshti i Jugut, portet, resortet turistike si dhe bashkëpunimin në transportin ajror. Këtë konfirmim dha dje ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, gjatë një takimi me kryeministrin e vendit Sali Berisha. Kryeministri Berisha bëri një panoramë të potencialeve të mëdha të Shqipërisë të cilat ngjallin interes për investitorët e huaj si në fushën e energjisë, turizmit, porteve dhe infrastrukturës. Lidhur me këtë Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan theksoi se trendi i rritjes ekonomike të Shqipërisë në vitet e fundit, veçanërisht në këtë kohë të krizës botërore, falë reformave të thella ekonomike dhe klimës së favorshme për biznesin, ka bërë që të ketë mjaft interes nga ana e investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe për të investuar në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ministri Al Nahyan, do të financojnë rrugën Tiranë-Elbasan, një ndër projektet më prioritarë infrastrukturorë të qeverisë shqiptare si dhe po shikojnë me mjaft interes dhe përparësi edhe projekte të tjera të mëdha si Boshti i Jugut, portet, resortet turistike dhe projektet për bashkëpunimin në transportin ajror. Rritja e bashkëpunimit ekonomik, marrëdhëniet ndërparlamentare dhe Kosova ishin në fokus të takimit që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje me ministrin e Punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed al Nahyan. Ministri i jashtëm i Emirateve e njohu Kryetaren e Kuvendit edhe me takimin e një dite më parë me disa vende arabike, duke theksuar se “në këtë takim, personalisht ftova edhe vendet e tjera të njohin pavarësinë e Kosovës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›