Apeli i heq akuzat Bashes
Ministri i Jashtem duket se nuk do te mbaje asnje pergjegjesi penale dhe ligjore per abuzimet e mundshme ne tenderin e rruges Rreshen Morine. Pas disa muajsh hetime dhe zhvillme te seancave gjyqesore, Basha lirohet nga akuzat per abuzime.Pas Gjykate se shkalles se Pare eshte Gjykata e Apelit ajo qe i jep nje goditje te forte prokurorise se pergjithshme duke u pozicionuar ne krah te Lulzim Bashes.Seanca e paradites se sotshme nuk ka ndryshuar aspak vendimin e dhene nga gjyqtarja e shkalles se Pare Fatmira Hajdari. Keshtu, ngritja e akuzes nga prokuroria dhe veprimet e tjera per te perpiluar dosjen e ish ministrit te transporteve eshte cilesuar si e paligjshme.Sipas prokurorise Basha ne kohen kur mbante postin e Ministrit te Transporteve, ne bashkepunim me ish-drejtorin juridik te ketij dikasteri, ka abuzuar me fondet per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash. Hetimet per abuzimet me fondet nisen ne fillim te vitit 2007 nga Prokuroria e Tiranes. Se bashku me Bashen u akuzuan dhe ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti, ish-drejtori juridik i ketij institucioni, Andi Toma dhe ish-drejtoresha e pergjithshme e Rrugeve, Lejla Saraçi. Pasi u gjeten elemente te shperdorimit te detyres nga ish-ministri i Transporteve dosja i kaloi per kompetence Prokurorise se Pergjithshme. Prokuroria arriti ne perfundimin se Lulzim Basha ka kryer veprat penale te “shperdorimit te detyres” dhe “shkeljes se barazise ne tendera”.