Berat, shpërthen bombula e gazit, plagosen rëndë nënë e bir
Shpërthimi i një bombule gazi ka plagosur rëndë nënë e bir në fshatin Gorican të Beratit. Shtetasit e plagosur si pasojë e shpërthimit janë Fiqirete e Ervis Mara, 58 dhe 20 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie të mëdha në trup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 të pasdites së djeshme në familjen e Musa Hoxhes, ku dy të plagosurit kishin shkuar për vizitë. Burime në vendngjarje kanë bërë të ditur se të plagosurit kanë pësuar djegie të rënda në pothuajse të gjithë trupin, dhe janë dërguar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për një mjekim më të specializuar. Bombula e gazit që shpërtheu përdorej për ngrohje nga familja, ku nënë e bir kishin shkuar për vizitë.