E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Lushnjës”; Gjykata thërret dëshmitar deputetin Ilir Bano



Ilir Bano, aktualisht një nga deputetët e PD-së në Lushnje, është thirrur si dëshmitar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për “Bandën e Lushnjes”. Kanë qenë vetëm dy fjali të dëshmitarit Pëllumb Meçe lidhur me praninë e Ilir Banos në “komisariatin nr. 2” të drejtuar në atë kohë nga Alfred Shkurti (Aldo Bare), që detyruan avokatin Vladimir Meçe, që të sillet në gjykatë për të dëshmuar deputeti i PD-së. “Disa nga pjesëtarët e “Bandës së Lushnjes”, Maksim Çela, Arti Aliçkaj e Arben Boriçi më morëm me dhunë dhe më çuan në atë që ata e quanin komisariati nr. 2. Aty kam gjetur Ilir Banon dhe Ylli Sefën duke biseduar. Më pas, Arben Boriçi iu drejtua Banos duke i thënë: “Ne kemi parandaluar trafikimin e vajzave të Lushnjes si prostituta në vendet fqinje. Pse nuk na nxirrni ju në gazetë ne për të na bërë reklamë?”. Ai iu përgjigj se “kini deputetin tuaj ju që t’iu bëjë reklamë, unë jam deputet i PD-së”. Por, gjatë këtij momenti të dëshmisë nuk pati asnjë reagim nga trupi gjykues, për të mësuar më tepër nga dëshmitari se cili ishte deputeti që kishin këta anëtarë të bandës njeriun e tyre. Por, për të mësuar më tepër rreth këtij fakti, gjykata vendosi pas këshillimit në vend që të thërrasë për seancën e radhës deputetin e PD-së, Ilir Bano. Më pas, dëgjova Boriçin të flasë në telefon me një person, të cilin e thërriste shefi disa herë dhe në një moment e thirri Fredi”, - u shpreh dëshmitari i thirrur nga akuza. Në këtë moment të dëshmisë së tij, nga gjykata iu bë pyetje se çfarë profesioni kishte dhe ku punonte në atë kohë, dhe cila ishte arsyeja që atë e kishin marrë personat që përmendi përgjatë dëshmisë së tij. I pandehuri iu përgjigj se në atë kohë punonte për mbledhjen e taksave dhe nuk kishte asnjë dijeni mbi shkakun e shoqërimit të tij në të ashtuquajturin “komisariati nr. 2” në Lushnje. Ndërsa lidhur me të pandehurit e këtij procesi, si dhe ndonjë konflikt të mundshëm me ta, dëshmitari u shpreh se “Arti Aliçkaj i është drejtuar vëllait tim, Zyberit, i cili vdiq një vit më parë, se do t’ia mbushte barkun me krimba”. Një tjetër dëshmitar i rëndësishëm i thirrur dje nga organi i akuzës ishte shtetasi Virgjil Haxhiu, i cili është rrëmbyer dhe marr peng familjarisht nga “Banda e Lushnjes”, është shoqëruar në “komisariatin nr. 2” të drejtuar nga Aldo Bare, ku është rrahur dhe torturuar dhe më pas liruar falë ndërhyrjes së një shtetasi. “Pasi na rrahën dhe na torturuan në vendin ku na shoqëruan, na lanë të iknim. Kur u kthyem në shtëpi pamë banesën e vëllait, Shkëlqimit, që ishte përfshirë nga flakët”, - u shpreh ai. Në seancë janë thirrur për të dëshmuar edhe gruaja e vëllai i Masar Aliut, një nga viktimat e “Bandës së Lushnjes”, të cilët janë shprehur se nuk kishin dijeni mbi krimin dhe se kush e kishte kryer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›