Shkozet: Shperthen nje depozite gazi
Dhjetra familje dhe banore te Shkozetit jane rrezikuar nga shperthimi i nje depozite te madhe gazi. Ngjarja e frikshme ka ndodhur paraditen e se premtes, ne periferi te Durresit, gjate pastrimit te depozites se nje pike karburanti. Mesohet se dy bashkepronare te nje pike te shitjes me pakice, po pastronin depozitat e gazit te lenget, kur dhe ka ndodhur shperthimi. Trupat e Gramoz Goges dhe Vullnet Kotorrrit jane spostuar rreth 10 metra larg vatres se shperthimit, dhe gjendja e tyre shendetesore eshte e rende. Policia qe ka mberritur menjehere ne vendngjarje ka rrethuar zonen, dhe po heton per shkaqet e shperthimit. Hipotezat e para policore konfirmojne se gjate ferkimit me force te depozitave jane krijuar shkendija te cilat me pas jane kthyer ne flake. Sipas policise zjarri eshte shuar vete, dhe shkak i ketij shperthimi eshte pakujdesia. Polcia ka bere dhe shoqerimin e punonjsesve te pranishem dhe disa specialisteve pergjegjes per mungesen e masave mbrotjese.