E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i organizatave të huaja: Të gjendet dhe dënohet kush qëndron pas sulmit ndaj BazesNga TemaDrejtuesit e dy prej organizatave më të rëndësishme për medien në botë komentuan në Tiranë ngjarjen e rëndë të dhunimit të gazetarit Mero Baze. Drejtues

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Apeli i organizatave të huaja: Të gjendet dhe dënohet kush qëndron pas sulmit ndaj BazesNga Tema

Drejtuesit e dy prej organizatave më të rëndësishme për medien në botë komentuan në Tiranë ngjarjen e rëndë të dhunimit të gazetarit Mero Baze.

Drejtuesi i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Jim Boumelha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Medieve të Evropës Juglindore (SEEMO), Oliver Vujoviç, thanë se akti është një hap prapa për demokracinë shqiptare.

Ata ndodhen në Tiranë në një aktivitet të përmasave të mëdha ndërkombëtare, organizuar nga grupi mediatik gjerman, WAZ.

“Dukshëm është një çështje serioze. Është një skandal që ndodh në vigjilje të mbledhjes së gazetarëve, që dikush goditet në mënyrën që ka ndodhur, hapur, në sy të shumë njerëzve. Dhe shumë çështje janë ngritur pas kësaj ngjarjeje, ku më kryesorja është ajo që ka lidhje me imponimin dhe autoritetin. Gjithashtu, kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin e rrahjes së personit, por me gjetjen e atij që ndodhet pas kurthit. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për punën e gazetarëve në këtë rajon, sepse, nëse autorët nuk vihen para drejtësisë në raste të ngjashme, gazetarët e këtij rajoni do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre në një klime frike dhe kjo është një goditje e madhe në mënyrën se si demokracia është ndërtuar në këtë rajon”, - tha drejtori i IFJ, Jim Boumelha.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i SEEMO, Oliver Vujoviç, tha se duhen dënuar, jo vetëm ata që kryen aktin fizik, por dhe ata që qëndrojnë pas tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›