Shumica e partive serbe në zgjedhje
Shumica e partive politike serbe të Kosovës e kundërshtojnë qëndrimin e Beogradit zyrtar, që serbët të mos dalin në zgjedhjet e 15 nëntorit. Liderët e disa partive serbe që veprojnë në Kosovë kritikojnë deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, se po frikësojnë serbët, se nëse votojnë do të ndëshkohen edhe me largime nga puna. Në një sondazh që është bërë me banorët e Graçanicës, në muajin nëntor, thuhet se 28 për qind e serbëve janë deklaruar se do të dalin në zgjedhje, 40 për qind nuk kanë asnjë qëndrim, kurse 30 për qind e tyre nuk mendojnë se do ta bëjnë këtë.