E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, zhvillohen celula të Al Kaedës

 

Ministri i Brendshëm italian ka ndezur alarmin: Në Itali formohen celula të Al Kaedës. Roberto Maroni, në një konferencë për shtyp të mbajtur dje ka paraqitur rezultatet e qeverisë italiane në luftën kundër mafies, dedikuar kronistëve të shtypit të huaj. “Deri më 12 tetor, kur pati shpërthim në bazën e Milanos, celulat e identifikuara në Itali mblidhnin fonde dhe rekrutoheshin për të vepruar më pas më akte terroriste në shtete të tjera. Nuk jemi akoma në nivelet e terrorizmit si në Britani apo Spanjë, por jemi aty afër”, tha ai. Ministri i Brendshëm italian tha se ka komunikuar me kryeministrin Berluskoni dhe se ai i ka siguruar se nuk do të ketë ulje financimesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›