E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e 2011 Haxhinasto Integrimi i plote i vendit ne BE

Në pritjen tradicionale të fundvitit me gazetarët, ministri i Jashtëm Haxhinasto ka përcaktuar integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si sfidën më të madhe për diplomacinë shqiptare. Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve të promovojnë vlerat e tyre.

"Shqiptarët kanë një status të ri ndërkombëtar, ata udhëtojnë të lirë në hapësirën shengen. Integrimi i mëtejshëm dhe real i Shqipërisë në BE shtron përpara nesh një sfidë të madhe, konkurrimin dhe prezantimin e vlerave më të spikatura që përfaqësojmë si komb. Kemi shumë vlera të cilat duhet tia bëjmë të ditur botës për të hyrë dhe për të integruar në Europë duhet të jemi konkurrentë me ekonominë, me vlera", tha Haxhinasto. Kjo është pritja e parë e fundvitit me përfaqëuesit e medias,  për Haxhinaston, në cilësinë e ministrit të Jashtëm.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›