E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia qytetareve Perdorni transportin publik

Për të mënjanuar trafikun që sjellin festat e fundvitit bashkia e kryeqytetit i ka kërkuar qytetarëve të përdorin sa më pak automjetet private, duke përdorur transportin publik. Kjo thirrje sipas autoriteteve të bashkisë së Tiranës bëhet dhe si pasojë e punimeve që po kryhen në sheshin "Skënderbej" të cilat kanë sjellë vështirësi në qarkullim.

"Për shkak të periudhës festive të fundvitit ka fluks të shtuar të trafikut në kryeqytet, një fenomen ky i njohur përgjatë gjithë viteve. Ky fluks i shtuar në pika të ndryshme, midis të cilave dhe në zonën përreth sheshit 'Skënderbej', kjo për shkak dhe të  punimeve që po kryhen atje. Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i inkurajon ata që gjatë kësaj periudhe festash të përdoren sa më pak të jetë e mundur mjetet e tyre private duke i vënë përparësi përdorimit të transportit publik në qytet. Transporti publik me kushtet e reja ofron të gjitha mundësitë për një qarkullim normal, duke i ofruar qytetarëve mundësinë për të përfunduar punët festive të fundvitit", tha Enton Punavia, drejtor i Transportit rrugor në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë autoritetet e bashkisë së Tiranës, i kanë bërë thirrje policisë rrugore që të shtojnë numrin e punonjësve për të shmangur trafikun.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›