Rama Berisha lajthiti nuk meritojme kete kryeminister
Edi Rama akuzoi ashper kryeministrin Berisha per sjelljen e tij ne seancen parlamentare. Rama tha se kreu i ekzekutivit la ne harrese nje sere kategorish nga pensionistet e deri te permbyturit ne veri te vendit, per te cilat tha Rama Berisha nuk artikuloi asgje dhe ka synimin e vetem, ate te shkaterrimit barbar sic u shpreh ai te sektoreve jetik te vendit.
"Kur e dëgjoja dhe shihja mbrëmë Saliun të sillej dhe të fliste si një mendjehumbur me gojëpërdalë, i pashpresë, ndjeja pezmatimin e pangushëllueshëm të qidra mijëra pensionistëve që për herë të parë pas kushedi sa vjetësh sdo marrin asnjë shpërblim për vitin e ri. Dëgjoja dhe shihja Saliun dhe ndjeja hutimin e gjatë të mijëra dhe mijëra familjeve të mbytura pranë Krishtlindjeve u tregoi se ska ndërmend ti ndalë përmbytjet as duke frenuar abuzimin me digat, as duke celur buxhet për sistemin e tokave dhe t ëlumenjve", tha Rama.
Rama akuzoi kundeshtarin politik, Sali Berisha per gjendje mendore jo te stabilizuar refereruar deklarimeve te tij ne Kuvend ne ate qe duhej te ishte seanca e fundit per kete sesion.
"Duke i uruar të gjithve pak gëzim dhe qetësi në këtë vigjilje Krishtlindjesh u shpreh respektin dhe solidaritetin tim të gjithë atyre shqiptarëve kudo që mbrëmë u trazuan shpirtërisht përballë shëmtimit të shfaqjes së ofruar nga i pari i qeverisë, dhe i siguroj se një mundësi e re, një rrugë e re, një Shqipëri e re jo vetëm është e mundshme po është më shumë se kurrë në dorën tonë dhe më afër se sa mund të duket kur sheh shfaqje si ajo e mbrëmshmja", u shpreh ai.
Rovena Moçka