Njerëzit e drejtësisë, ja atentatet që nga Koçi deri tek Konomi

Në 20 vjet, pre e sasive të tritolit kanë rënë 20 njerëz, që përfaqësojnë dhe dënojnë në emër të drejtësisë në emër të shtetit. 20 avokatë, prokuror si dhe gjyqtarë janë viktima të vendosjes së lëndëve plasësë. Nga këta rezultojnë 2 viktima, ku më e fundit është vrasja në mënyrën më makabre e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.
E ndërsa viktima e parë, ka qenë vrasja e kryetarit të Dhomës së Avokatisë Kleanthi Koçi, e cila ende nuk është zbuluar, vrasje makabre ka qenë edhe e gjyqtarit të qytetit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.
E kështu e shtëna e çekiçit të gjyqtarit në disa raste, e shoqëron atë edhe me një të shtënë tjetër. E nëse herën e parë është dhënë drejtësi, herën e dytë ka qenë vetëgjyqësi. Një vendim i një gjyqtari gjithmonë lë persona që nuk janë të kënaqur. Kjo bënë që për një arsye apo për një tjetër të "hakmerren" kundër togës së zezë, e cila ka bërë vetëm punën e saj, punën për të cilën e ka ngarkuar shteti dhe që zbaton vetëm ligjin.
Madje mënyra më e mirë sipas tyre e cila nuk lë gjurmë në vendin e krimit është vendosja e tritolit e banesën apo edhe në automjetin e gjyqtarit e prokurorit. Zanafillën atentatet ndaj njerëzve të drejtësisë e kanë në vitin 1996 dhe në shumicën e rasteve sulmet ndaj tyre janë bërë me lëndë plasëse.
Por edhe pse pikërisht ata hetojnë dhe zbulojnë krime, dënojnë persona në bazë të provave, por nuk kanë arritur të zbardhin se kush i ka vendosur tritol në shtëpitë e tyre. Edhe pse me logjika të tregon se shkak i shpërthimeve kanë qenë për detyrën që ata kanë, asnjëherë në dosje nuk është vendosur emri i tyre. Por sa do të zbardhin kolegët ekzekutimin në mes të qytetit të Vlorës të gjyqtarit Skerdilad Konomi, këtë duhet t`ia lëmë kohës.