Apeli i thote "po" sekuestrove te Delijorgjit
Gjykata e Apelit vendos te lere ne fuqi verdiktin e Shkalles se Pare per sekuestrimet e pasurise se Mihal Delijorgjit, administrator i firmes "Alba Demil" dhe nenkontraktor i firmes amerikane SAC, per demontimet ne Gerdec. Pas sekuestrimit te pasurise dhe vendimit te dhene tre jave me pare nga ana e gjyqtarit Asim Vokshi, ne Gjykaten e Tiranes, mbrojtja ka apeluar vendimin per rrezim te mases se dhene tre jave me pare. Nderkohe qe diten e djeshme, Gjykata e Apelit, pasi ka marre ne shqyrtim kerkesen e bere nga mbrojtja, ka vendosur ta rrezoje ate, duke e quajtur te pambeshtetur ne ligj, dhe te lere ne fuqi te njejtin vendim te dhene nga Shkalla e Pare. Pikerisht nepermjet urdhrit te saj, gjykata ka vendosur sekuestrimin e nje siperfaqeje te konsiderueshme trojesh, ku jane ndertuar disa pallate ne zonen e ish-uzines "Enver" ne kryeqytet. Behet fjale per 96755 m2, ku jane ndertuar 30 pallate, nga 5 deri ne 15 kate. Ne fakt kjo eshte nje pjese e pasurise se Delijorgjit, i arrestuar pas tragjedise se Gerdecit, qe kushtoi 26 jete njerezish, pasi ne vendimin e saj, gjykata vendosi sekuestrimin e 29 pronave dhe 33 llogarive bankare, vlera e te cilave arrin ne 1 milion euro. Behet fjale per prona dhe pasuri te patundshme qe ndodhen kryesisht ne Tirane, Durres dhe Gjirokaster. Gjithashtu, jane nen sekuestro konservative edhe nje numer i madh llogarish bankare, ne disa banka te vendit. Vendimi i gjyqtarit Vokshi u apelua nga avokati i Delijorgjit, Arben Prifti, me kerkese te ketij te te dyshuarit, nga qelite e paraburgimit 313-te, ku ndodhet i izoluar se bashku me drejtorin teknik te firmes, Dritan Minxholli dhe drejtorin e ndermarrjes shteterore te import-eksportit te armatimeve, Ylli Pinari.
R.C
Avokati: Ankimim ne Gjykaten e Larte
Avokati mbrojtes i Mihal Delijorgjit pritet te dergoje ne Gjykaten e Larte per ankimim dy prej vendimeve te dhena nga Gjykata e Tiranes dhe me pas te lena ne fuqi nga Apeli. Arben Prifti tha dje, per gazeten "KJ", se do te ankimoje masen e vleresimit "arrest me burg" dhe te "sekuestros konservative" te pronave te klientit te tij, si te pambeshtetura ne ligj.
R.C
Avokati: Ankimim ne Gjykaten e Larte
Avokati mbrojtes i Mihal Delijorgjit pritet te dergoje ne Gjykaten e Larte per ankimim dy prej vendimeve te dhena nga Gjykata e Tiranes dhe me pas te lena ne fuqi nga Apeli. Arben Prifti tha dje, per gazeten "KJ", se do te ankimoje masen e vleresimit "arrest me burg" dhe te "sekuestros konservative" te pronave te klientit te tij, si te pambeshtetura ne ligj.