E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Asnje transport ajror armesh"

Redinalda Caushaj

Shefi i Armatimeve te Forcave Ajrore ne Rinas eshte pyetur dje per me shume se pese ore nga grupi hetimor i Prokurorise se Pergjithshme per tragjedine e Gerdecit. Rreth ores 10:00 te mengjesit, Petrit Dauti eshte paraqitur prane organit te akuzes, pas fteses se marre nga grupi hetimor per te dhene shpjegime rreth informacioneve qe dispononte. Burime nga prokuroria konfirmuan lajmin dhe bene me dije se ushtaraku ka mohuar qe te jene transportuar municione apo arme ne rruge ajrore e per me teper te jete kryer trafik i paligjshem. Pritet qe te thirret ditet e ardhshme dhe kreu i Komandes Ajrore, Astrit Jaupi

Ndersa ka rrefyer detyren qe kryente dhe pergjegjesite si shef i armatimeve te Forcave Ajrore ne Rinas, Dauti ka mohuar te kete transportuar municione per ne fabriken e Gerdecit. Gjate deshmise se tij, ushtaraku ka bere te ditur se nuk ka marre pjese ne asnje rast qe zyra, e cila ky i fundit ka ne pergjegjesi, te kete bere transport nga depot per ne fabrike, apo drejt Rinasit e me tej ne rruge ajrore. Nderkohe qe, Dauti ka mohuar te kete pasur urdhra per transport te ketyre municioneve, ndersa nuk ka pasur dijeni rreth aktivitetit qe kryhej ne Gerdec. Burime nga grupi hetimor bene te ditur dje se armatimet, sipas deshmive te marra deri me sot, kane levizur nepermjet rruges tokesore. "Deri tani nuk eshte provuar qe te kete pasur transport ajror te tyre", tha nje zyrtar i organit te akuzes. Nga ana tjeter, mesohet se transporti i armeve eshte bere me makina te ushtrise dhe nuk jane perdorur avione per kete proces. Nderkohe qe ditet ne vazhdim do te thirren per te deshmuar edhe ushtarake te tjere te Forcave te Armatosura ne lidhje me transportin e armatimeve.

Pritet qe sipas listes se deshmitareve te thirret per deshmi edhe shefi i Komandes Ajrore, Astrit Jaupi, si dhe punonjes te tjere, te cilet do te pyeten ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen. Nderkohe qe deri me sot nga ana e grupit hetimor jane marre ne pyetje mbi 50 persona, te cilet jane kryesisht ish-punonjes te fabrikes, banore te Gerdecit, ushtarake te dale ne reforme, si dhe zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Nje numer i madh deshmitaresh do te thirren serish per te sqaruar prane organit te akuzes pozicionet e tyre dhe per te dhene informacionet qe disponojne ne lidhje me kete tragjedi. Nga ana e grupit hetimor jane marre ne pyetje deri me sot drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi, shefi i Armatimeve, Ilmi Licaj, ish-sekretari i Ministrise se Mbrojtjes, Ardjan Mullai, nderkohe qe pritet te merret ne pyetje edhe zyrtare te tjere te kesaj ministrie, qe kane pasur ne duar dokumentet e nevojshme per fabriken e demontimit ne Gerdec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›