Meta: LRI forca e pare rinore ne vend
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, heq dore nga akuzat ne distance ndaj lidershipit te selise roze. Kreu Meta mori pjese dje ne takimin e Levizjes Rinore per Integrim, ku, per habi, pergjate gjithe fjales se tij nuk u vu re asnje qendrim kundervenes ndaj PS-se dhe drejtuesve te saj. Perkundrazi, duke i dhene merita ketij forumi, Meta shprehu besimin per ndertimin e nje shoqerie dhe te nje atdheu, qe ecen perpara dhe ku vleresohet kontributi i gjithsecilit. Permes nje miting-spektakel, ku mori pjese lideri i LSI, Ilir Meta, si dhe drejtues te tjere te LSI dhe partive aleate, forumi rinor shpalosi moton e tij, i cili konsistonte ne nevojen per ndryshim te vendit, me motivin "Dua me shume Shqiperine". Por, ne gjithe kete performance, synimi, edhe pse jo i deklaruar, ishte pikerisht sfida ndaj FRESSH. Nderkohe, kreu i LSI-se, Meta, duke ngritur lart vlerat e LRI-se, theksoi se "domethenia e ketij aktiviteti eshte e paekuivok. Konventa Kombetare e LSI, 5 dite me pare ngriti siparin e udhetimit tone drejt fitores se aferme, udhetim, i cili s'mund te kete asnje kuptim pa marre, me se pari, bekimin tuaj, mbeshtetjen tuaj, entuziazmin e pashtershem dhe vrullin tuaj rinor. Pergjigjja juaj sot eshte vertet e jashtezakonshme!". Po ne kete kontekst, Meta vuri ne dukje faktin se "kur starti eshte i tille, ka shume pak vend per te imagjinuar se si do te jete finishi ne 2009". Nderkohe, duke pasur si kryefjale te fjalimit te tij, pikerisht vlerat e LRI-se, Meta nenvizoi se "LRI eshte modeli i bashkimit te te rinjve te angazhuar, qe marrin persiper pergjegjesite politike e qytetare, qe jetojne me kohen, atdheun dhe sfidat e tij, qe nuk i tremben te nesermes dhe, qe kane sfiduar, guximshem, politiken e perjashtimit e te monopoleve". Per kete arsye, bazuar pikerisht ne ate cfare perfaqesojne te rinjte e LRI-se, kreu Meta garantoi se "ne do te jemi bashke per te ndertuar nje shoqeri e nje atdhe qe ecen i sigurt perpara e qe inkurajon kontributin e te gjitheve, ku askush nuk ndihet i perjashtuar e i lene menjane. Ku askush nuk trajtohet me percmim, sepse eshte me i dobet apo me i varfer. Ku gjithkush lind i barabarte perpara Zotit. Ku gjithkush eshte i barabarte perpara fuqise se shtetit dhe ligjeve te tij. Ku gjithkush ka nje mundesi per te jetuar ne mireqenie e harmoni mes te barabarteve". Madje, si per ta mbyllur ne menyre triumfale, kryetari Meta iu drejtua te rinjve me fjalet "une besoj te ky ndryshim, sepse besoj tek ju".
PS e LSI prej kohesh jane mbeshtjelle ne nje situate konfliktuale, ku nuk mungojne pothuajse cdo dite akuzat dhe kritikat e ndersjella mes tyre. Keshtu, pervecse nga selite perkatese, perplasjet ne distance se fundmi jane shfaqur dhe ne baze. Dy kreret e opozites, dy dite me pare, jane "takuar" ne Fier ne dy aktivitete te ndara. E nga e gjithe konteksti, nisur nga vete deklaratat e drejtuesve te LSI dhe PS, rezultoi se percarja mes tyre, ka ardhur per lidershipin, nisur nga niveli vendor e deri tek ai qendror, ku finalja lidhet me karrigen kryeministrore.