Plagosi tre police ne '99, kerkohen 25 vite burg
Prokuroria e Krimeve te Renda i kerkon gjykates denimin me 25 vjet burg per te pandehurin Aldo Ndoci, i akuzuar per vepren penale te "vrasjes me paramendim, ne bashkepunim", e mbetur ne tentative. Ngjarja ka ndodhur nente vjet me pare ne Tirane, kur 33-vjecari pas nje konflikti ka plagosur tre efektive policie qe ishin caktuar per ruajtjen e nje objekti. Vite me pare, Aldo Ndoci eshte denuar nga gjykata me 22 vjet heqje lirie, por pas arrestimit ne 2005, ai kerkoi "rivendosje ne afat" dhe rigjykim nga e para per ceshtjen, pasi ishte hetuar dhe gjykuar ne mungese. Nese Gjykata e Krimeve te Renda vendos ta denoje kete te fundit me aq vite sa edhe ka kerkuar organi i akuzes ne pretencen e djeshme, atehere i pandehuri Ndoci do te perfitoje edhe nje te treten e uljes se denimit, pasi ky i fundit gjykohet me gjykim te shkurtuar. Ne seancen paraprake, i pandehuri kerkoi te gjykohet me "gjykim te shkurtuar", kerkese kjo e pranuar edhe nga gjykata me pare. Ngjarja, per te cilen akuzohet i pandehuri Ndoci, ka ndodhur ne bulevardin "Bajram Curri", ne vitin 1999, ku ka plagosur me arme zjarri tre punonjes policie, te cilet ishin me sherbim per sigurimin e nje objekti. Policia ka mundur t'i vere prangat 33-vjecarit dy dite pasi ishte kthyer nga Gjermania, me 29 nentor te vitit 2005. Arrestimi i tij u krye nga forcat speciale ne banese, ne rrugen "Vasil Shanto" te Tiranes, nderkohe qe pas ngjarjes ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per plagosjen e trefishte.
R.Caushaj
R.Caushaj