E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikonologët: Da Vinçi e pikturoi Xhokondën edhe nudo

Piktura aq e njohur Xhokonda, nuk ka qenë e vetme, por ka pasur edhe një kopje tjetër, vetëm se ajo ka qenë nudo. Kjo është teza e re e Renco Manetit, ekspert i ikonologjisë dhe autor i disa studimeve të bujshme mbi veprën e Leonardo da Vincit, si “Velloja e Xhokondës” apo “Sekreti i Leonardos”. Një tezë e denjë kjo për “Kodin da Vinçi” të Dan Braun, vetëm se prova nuk është, pasi ka humbur përgjithmonë. Maneti thotë se Xhokonda e dytë u bë për të treguar dy fytyrat e jetës. Piktura e dytë sipas tij është një tjetër Mona Lizë po aq e bukur, lakuriq, e ulur në parvazin e një ballkoni, në të njëjtën pozë të Xhokondës. Ai thotë se pikërisht nga kjo pikturë ka marrë frymëzimin edhe Rafaelo, që në atë kohë pikturoi dy femra, të njëjta, njëra me velo dhe tjetra gjysmë lakuriq. Maneti shpjegon se lidhja mes dy Xhokondave të Leonardos tregon pamjen qiellore dhe atë vulgare, dy anët e shpirtit të njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›