Avokatët: Taçi të lirohet, u provokua nga Baze
17/11/2009 Biznesmeni kërkon lirinë, ndërsa ditën e sotme pritet vendimi i gjykatës
Debate në sallën e gjyqit për neglizhencën e Prokurorisë dhe mospraninë e medias
TIRANË- Është paraqitur në gjykatën e Tiranës, i arrestuari i datës 7 nëntor, Rezart Taçi, akuzuar për dhunimin e gazetarit Mero Baze në një prej lokaleve të Tiranës. Pasi mori nga gjykata masën e arrestit me burg, duke iu refuzuar garancia pasurore prej 100 mijë euro, Taçi dërgohet në ambientet e burgut 313-të. Menjëherë, pra dy ditë pas arrestimit ai nëpërmjet avokatëve të tij nis procedurat për të kërkuar lirinë. Ditën e martë, avokati Maksim Haxhia depozitoi në gjykatën e Tiranës kërkesën për të liruar Rezart Taçin, duke e konsideruar arrestimin një keqkuptim dhe pa asnjë lloj prove. Dje avokati pretendoi në gjykatë se Prokuroria është shumë neglizhente në detyrën e saj dhe nuk ka ecur duke zbatuar ligjin. Në seancën e djeshme gjykata duhej të ishte shprehur me vendim, por ishte prokurori i çështjes ai që kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Maksim Haxhia ka relatuar gjatë dje në seancë. Debatet kanë qenë të ashpra. Pika e parë e debatit ishte prania e medias në seancë, e cila nuk u lejua nga ana e gjykatës, ndërsa pika e dytë ishte lirimi i menjëhershëm i biznesmenit Rezart Taçi, i cili sipas avokatit është provokuar më parë nga Mero Baze. Avokati tha gjithashtu se Prokuroria duhet të dijë shumë mirë që ka qenë Mero Baze ai që ka provokuar e më pas Taçi ka reaguar nëpërmjet dy rojeve personale të tij. Para se Taçi të njihej me masën e arrestit, të komunikuar nga gjykata, bëri një prononcim publik me anë të një videoje. Ai e shpërndau këtë video me deklaratën përkatëse, më pas u vetëdorëzua. Kjo pikë për avokatin është shumë domethënëse dhe tregon se biznesmeni asnjëherë nuk i shmanget drejtësisë. Vet Taçi në gjykatë tha se është biznesmen i njohur dhe nuk ka dashur kurrë të konfrontohet me gazetarët, por sipas tij, Mero Baze ka qenë i pari që e ka provokuar duke i hedhur edhe një tavëll duhani.