Trafikonin vepra arti, arrestohet përgjegjësi i muzeut
17/11/2009 Operacioni, në pranga edhe i biri dhe një shtetas turk. Po i transportonin drejt Fierit
BERAT- Hetimet disamujore të Prokurorisë së rrethit të Beratit mbi shitjen e disa veprave të artit dhe kulturës kanë çuar në arrestimin e dy personave, ndërkohë që përgjegjësi i muzeut Etnografik në këtë qytet është lënë për t’u ndjekur në gjendje të lirë. Arrestimet e rralla mbi trafikimin e veprave të artit janë mundësuar nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik të Organizuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa dyshohet se tre personat e përfshirë në këtë trafik ishin duke transportuar disa vepra të të rralla të kulturës. E ndërsa, dy kanë rënë menjëherë në pranga, përgjegjësi i muzeut Etnografik në këtë qytet, Sami Starova, do të përballet me akuzën në ndjekje të lirë, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të mësuar se ku ishin gjetur këto vepra të artit dhe kulturës dhe se ato kishin rënë në duart e Starovës, djalit të tij dhe personit tjetër të arrestuar.
Operacioni
Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarkut Berat bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është zhvilluar operacioni mbi dyshimet e organizimit të një trafikimi të veprave të artit. Prokuroria e rrethit gjyqësor në këtë qytet mësohet se ditën e djeshme kish kërkuar ndihmën e policisë për procedimin penal të kësaj çështje. Strukturat e Drejtorisë së Policisë qarkut Berat, sektori i krimit të organizuar, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Policisë Fier kanë bërë në flagrancë arrestimin e: Mirel Starova, 30 vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet, Bujar Dine, 43 vjeç, lindur në Fier e banues në Stamboll, Turqi, me shtetësi shqiptar e turke. Së bashku me ta policia shoqëroi në organin blu dhe Sami Starova, 63 vjeç, përgjegjës pranë Muzeut Etnografik në Berat, ndaj të cilit u vendos ndjekja penale në gjendje të lirë. Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme tre personat mësohet se udhëtonin me mjetin tip Benz me targa BR: 2373B, në pronësi të përgjegjësit të muzeut nga qyteti i Beratit drejt Fierit. Në mjetin ku udhëtonin 63-vjeçari Starova, djali i tij dhe personi tjetër mësohet se ndodheshin disa objekte me vlera të rralla, si statuja bronzi, monedha të lashta, të cilat do të transportoheshin në Fier dhe më pas gjetjen e tregut për ti shitur jashtë vendit. Policia në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në mjet ndodheshin objektet e rralla organizoi punën dhe ndërsa mjeti udhëtonte në aksin Lushnjë-Fier organizoi punën dhe bëri arrestimin e tyre në flagrancë. Nga informacionet që Prokuroria e Beratit kish siguruar kohë më parë është mësuar se Starova, djali i tij personi tjetër organizojnë prej disa kohësh trafikimin e veprave të rralla të kulturës. Sipas burimeve të këtij organi, ende nuk dihet se si janë siguruar nga Starova këto vepra të veçanta për kulturën tonë, gjë e cila tashmë pritet të zbardhet nga hetimet. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan brenda mjetit materialet si monedha të lashta, e statuja qeramike. Po kështu policia bllokoi dhe dyqanin e Starovës që ndodhet në lagjen “Mangalem” ku tregtohen suvenire dhe artikuj të tjerë. Në këtë dyqan janë bllokuar në cilësinë e provës materiale, panorama, piktura, ikona të ndryshme antike, statuja në dru. Të gjitha këto artikuj dhe të tjerë që dyshohet se kishin shitur Starova dhe djali i tij mësohet se janë vepra me vlera të trashëgimisë kulturore. Ende nuk dihet sesi kanë rënë në duart e Starovës këto vepra të rralla, ndërkohë që po hetohet për të mësuar rreth kësaj çështje. Starova ka qenë drejtor i muzeut Etnografik në vitet 1996-1997 në këtë qytet dhe po punohet për të mësuar nëse këto vepra të rralla kanë qenë pjesë e arkivës së këtij muzeu. Në lidhje me ndalimet e bujshme drejtori aktual i muzeut të Etnografisë në Berat, Kastriot Dervishi, u shpreh se Starova punon pranë këtij muzeu si përgjegjës dhe gjithçka në këtë muze është e inventarizuar dhe nuk ka rezultuar se mungon asnjë vepër arti.