Apeli “konverton” kanabisin në kërp, lirohet Pëllumbi
Ish-kryetari i Komunës dhe njëherazi kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit është lënë i lirë.
SHKODER/ RIDVAN DIBRA
Martin Pëllumbi la dje qelinë, pasi gjykata e Apelit në Shkodër e shpalli atë të pafajshëm. Apeli rrëzoi vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer në këtë mënyrë çështjen e kërpit të Shkrelit në një konflikt ndërmjet institucioneve Polici-Prokurori-Gjykatë. Lirimi i Pëllumbit ishte surprizë, pasi edhe vetë mbrojtja ditën e djeshme, para se trupi gjykues të jepte vendimin, kërkoi vetëm ndryshimin e masës, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Apeli e “zhveshi” nga të gjitha akuzat Pëllumbin, pasi sipas saj nuk kishte prova të mjaftueshme për ta mbajtur atë në burg. Gjykata hodhi poshtë edhe ekspertizën laboratorike të Italisë në të cilën sipas Prokurorisë citohet se kampionët e bimës së asgjësuar nga policia ishte kanabis. E të njëjtit mendim ishte edhe Gjykata e Shkallës së Parë, e cila e la në burg Pëllumbin për kultivim të bimës narkotike, Kanabis Sativa. Por dje, Gjykata e Apelit e “konvertoi” kanabisin me kërp. Sipas argumenteve të sjella nga trupi gjykues, kampionët e bimës tregojnë se është kërp dhe jo kanabis. Martin Pëllumbi, është nisur për në zonën e Shkrelit menjëherë pas lirimit. Por gjithsesi, ai pohoi dje në sallë se “e gjithë kjo histori duhet të kishte nisur fillimisht me dënimin e 70 deputetëve, të cilët miratuan ligjin për kultivimin e kërpit e pas tyre duhet të ishte radha e fermerëve”. Ndërsa Alfred Pëllumbi, kushëri i të liruarit, dhe njëkohësisht koordinator i Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit pohoi se, tani e tutje shoqata do të menaxhohet nga vetë britanikët. “Le të shkojë policia shqiptare e të arrestojnë ata në kundërshtimin me ligjin, siç kanë bërë me fermerët e Shkrelit”, tha ai. Vepra për të cilën akuzohej 46-vjeçari e ka zanafillën më 23 dhjetor 2005. Operacioni “Buna”, i antidrogës së Shkodrës sekuestroi rreth 1 ton kanabis dhe arrestoi pesë persona, ndër të cilët dhe Pëllumbin. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë, pas analizave të kryera theksoi se, bimët e sekuestruara nga policia ishin “Cannabis Sattiva L”, pra kërp industrial dhe jo “Cannabis Sattiva I” (që konsiderohet bimë narkotike), siç pretendonte policia.