Masakra e Zall-Herrit, FBI sjell kufomën
Trupi i pajetë i vajzës paemër, që u masakrua në Zall-Herr të Tiranës mbërriti dje në Shqipëri, pas ekzaminimeve të bëra në zyrat e FBI-së në SHBA.
Dashamir Biçaku
Trupi i vajzës së paidentifikuar, e cila u gjet e copëtuar në rezervuarin e Zall-Herrit më 21 tetor 2006, mbërriti në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë pas një qëndrimi të gjatë në SHBA. Kufoma ka qenë e paketuar në mënyrë të posaçme në një pajisje që përdoret për transportime të kësaj natyre. Kthimi në Shqipëri i vajzës ende të paidentifikuar, është shoqëruar me një raport të hollësishëm, ku janë pasqyruar të gjitha ekzaminimet e kryera nga specialistët e Institutit të Patologjisë në Port Moruary, zyra e FBI-së. Në këtë raport, janë detajuar shkaku i vdekjes dhe mënyra e prerjes së realizuar nga autorët e krimit. Sipas ekspertëve të FBI-së, vajza është qëlluar tre herë në kokë dhe trupi i saj është prerë me gjakftohtësi të plotë. Edhe pas këtij ekzaminimi të trupit të vajzës së masakruar në tetor të vitit 2006, identifikimi i saj sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit mbetet i vështirë. Mbërritja e trupit të vajzës së masakruar nga SHBA, është pohuar për gazetën “Panorama”, nga policia e Tiranës. Ndërsa dërgimi në SHBA, për ekzaminime të mëtejshme ishte kërkuar nga autoritetet shqiptare të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore në kryeqytet. Kjo me qëllim realizimin e një autopsie të hollësishme nga specialistë kriminalistë dhe mjekë ligjorë të Institutit të Patologjisë në Departamentin e Sigurisë në Port Moruery. Ekzaminimet e kryera në këtë Institut, kanë qenë të përafërta me përfundimet e nxjerra nga specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Veprimet në trupin e vajzës janë kryer nën vëzhgimin dhe me konsultën e kërkuar veç autoriteteve shqiptare edhe nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI). Ajo çka konsiderohet e rëndësishme për hetimin në këtë moment, identifikimi, nuk është kryer ende thuhet në raport, ndërsa pohohet se ky kjo gjë është ende në proces. Trupi i vajzës ende të panjohur që mendohet se është e moshës nga 18-22-vjeçare i është nënshtruar disa ekzaminimeve të hollësishme të nisura në Tiranë e të përfunduara pak ditë më parë në SHBA. Autopsia ka konstatuar se vdekja e të panjohurës është shkaktuar nga tre goditje të njëpasnjëshme në pjesën e pasme të kokës. Kjo sipas ekspertimeve ka shkaktuar edhe dëmtimet vdekjeprurëse të viktimës, duke sjellë dëmtime në kockën e pasme të kokës dhe në tru. Vajzës gjatë vrasjes i janë tërhequr flokët madje disa prej tyre janë shkëputur nga kafka. Ekstrakti i ekzaminimit, ka treguar se pesha e trupit të copëtuar në momentin e kryerjes së autopsisë peshon rreth 66 kg, ndërsa gjatësia është rreth 1.63 cm. Trupi, ka qëndruar në ujë, për një kohë të gjatë, ku ekspertët gjetën shenja të kafshimeve nga peshqit e rezervuarit të Zall-Herrit. Në kokë, ekspertët kanë vënë re shkulje të flokëve në ngjyrë të kuqe, që mendohet se është kryer si veprim gjatë momentit të vrasjes. Viktimës i janë dalluar tre plagë në kokë, të cilat kanë shkaktuar vdekjen. Ajo ka gjithashtu prerje të gjymtyrëve dhe qafës pranë gjëndrave tiroide, çka do të thotë se ajo është prerë me një mjet prerës nga përpara. Specialistët kanë vërejtur se të gjitha veprimet janë kryer në gjakftohtësi, pa asnjë hezitim. Po kështu gjymtyrët janë të shkëputura nga trupi nëpërmjet mjeteve të mprehta. Vajza nuk ka elementë identifikues si tatuazhe, apo shenja, ndërsa të vetmet elementë që mund të bëjnë atë të identifikueshme janë flokët e kuqe dhe veshët e shpuar me pirs. Në fund, specialistët kanë kryer edhe një ekzaminimin toksikologjik të medikamenteve të ndryshme të përdorura nga viktima dhe është konkluduar se femra nuk ka qenë konsumatore e lëndëve narkotike.
Fëmijët zbuluan kufomën
Më 22 tetor të vitit 2006, disa fëmijë banorë të fshatit Zall- Herr, ndërsa po luanin pranë rezervuarit, vunë re se mbi liqen notonin disa copa të bardha të ngjashme me një manekin rrobash. Fëmijët janë afruar nga kureshtja dhe kanë vënë re se në fakt, ajo që iu dukej si kukull, ishte trupi i një njeriu të vrarë. Policia mbërriti, për të kryer veprimet në vendin e ngjarjes, por uniformat blu në atë kohë ishin kaotike në veprimet e tyre rreth shkakut të ngjarjes, ndërsa u desh ndërhyrja e specialistëve të Drejtorisë së Policisë të Tiranës, të cilët morën në dorë hetimin. Fillimisht u gjet trupi i copëtuar dhe pjesërisht gjymtyrët. Gjetja e kokës së viktimës dhe duarve pak ditë më vonë, rriti shpresat se femra mund të identifikohej. Sot edhe pas dy vitesh ajo nuk është identifikuar nga policia, për shkak se askush nuk e njeh femrën.
Krahasimi me të zhdukurat
Pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2006, policia e kryeqytetit, nisi një verifikim të hollësishëm së të gjitha femrave të denoncuara si të zhdukura, të liruara nga burgjet që mund të kishin pasur precedentë, apo që mund të kishin hyrë në territorin shqiptar, kryesisht nga vendet e lindjes. Kërkimet e policisë, krahasimet e fotove dhe analizat biologjike dhe gjenetike, rezultuan pa sukses. Asnjë prej femrave të dyshuara nuk rezultoi të kishte lidhje me vajzën e gjetur në rezervuarin e fshatit Zall-Herr, disa kilometra në veri të Tiranës. Një vit më parë, policia malazeze, arrestoi Smajo Tulajn, person që dyshohet se kishte vrarë në SHBA dhe në Belgjikë gruan e tij. Pavarësisht dyshimeve të policisë hetimet në këtë rast ngecën dhe policia nuk mundi të shkonte më tej.
Të dhënat e viktimës
EMRI: Nuk dihet, vendi në Shqipëri, femër.
DITËLINDJA: Nuk dihet.
MOSHA e mundshme: 18-22 vjeçe
PESHA: 66 kg
GJATËSIA rreth 1.63 cm
DATA E AUTOPSISË: Më 21 nëntor 2006
Vendi i vdekjes: Shqipëri
Vendi i kryerjes së autopsisë: Port Moruary
Autorizimi i Autopsisë : Nga konsultimet e FBI
Identifikimi: Nuk është kryer ende, është në vazhdimësi
Shkaku i vdekjes: Vrasje nga goditja e kokës (Homicide)