Benz-i përplaset me furgonin, dy të vdekur
BURREL- Dy të vdekur dhe pesë të tjerë të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë, që ndodhi mbrëmë rreth orës 17:30 në Klos të Matit.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura e Balës, afër Klosit. Policia njoftoi se Artan Hysenlika 25 vjeç dhe Artan Mustafa 22 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. “Benzi” me targa TR 8241 K që drejtohej nga viktima, Hysenlika udhëtonte nga qyteti i Klosit në drejtim të Burrelit. Por sipas policisë, tek “Ura e Balës”, i ka dalë përpara mjeti tip furgon me targa angleze V733GVS. Ky mjet drejtohej nga punonjësi i burgut të Burrelit, Rasim Mëzhika. Policia tha se, është dashur ndërhyrja me mjete të tjera për të nxjerrë trupat nga “Benzi” për shkak se ai ishte shkatërruar. Ndërkohë me furgonin mësohet se po udhëtonin 5 pasagjerë, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda. Ata janë dërguar fillimisht në spitalin e Klosit dhe më pas në spitalin e Burrelit. Mjekët thanë se ata kanë pësuar dëmtime, por janë jashtë rrezikut për jetën. e.d