Përkrahësit e Bollanos: Komisione fshatçe për pronat
Takimi i shoqatave të bregdetit dhe “Omonia”-s, të thirrura nga kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, vendosën përmes një dokumenti të gjitha etapat, përmes së cilave do të kalojë
procesi i verifikimit dhe bërjes së hartave të pronave. Shoqatat caktojnë dhe hartën gjeografike, mbi të cilën do të veprojë vendimi i tyre. Ato janë Himara, Dhërmiu, Nivica, Piqerasi dhe Palasa. Brenda muajit shtator 2008, “secili fshat të ngrejë komisionet e reja të kthimit të tokës tek trashëgimtari ligjor. Sipas madhësisë së fshatit, komisionet të përbëhen nga 5 deri në 9 anëtarë, një kryetar, një sekretar dhe të tjerët anëtarë, të cilët të jenë autokton të fshatit, njerëz me personalitet dhe jo anëtarë partish politike. Në përbërje të komisionit do të jetë dhe një topograf, qoftë ky dhe i punësuar, për të saktësuar kufijtë midis fshatrave e duke mbajtur saktësisht procesverbalet përkatëse, ku të theksohet se ku janë tokat në pronësi të shtetit”. Puna kryesore e komisionit duhet të jetë fiksimi me saktësi i kufijve të tokës midis pronarëve për të gjitha familjet e fshatit dhe t’u bëhet e qartë dhe pronarëve të fshatrave me saktësi kufijtë ndarës. Pronarët duhet të plotësojnë formularët e kadastrës qartë, pa gabime, pa korrigjime të kadastrës për të gjitha kategoritë e tokave në bazë të trungut familjar të regjistruar para vitit 1944. Në datën 15 tetor 2008, të gjitha dosjet e pronarëve dhe trashëgimtarëve të çdo fshati duhet të kenë përfunduar të firmosura nga komisioni, kryepleqësitë e më pas t’u dërgohen zyrtarisht bashkisë së Himarës dhe komunës së Lukovës për miratim. Një kopje më pas i dorëzohet të zotit dhe njëra kopje mbahet nga bashkia apo komuna, kjo detyrë duhet të përfundojë brenda datës 30 nëntor 2008.