“Kufoma e Lushnjës, është djegur e gjallë”
TIRANE – Personi i vrarë, kufoma e të cilit u gjet disa ditë më parë në një kanal pranë fshatit Grabian të Lushnjës, është djegur i gjallë dhe më pas është qëlluar me mjete të forta në kokë.
Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur hetimet e policisë, për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe shkaqet e mundshme të saj. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, identiteti i viktimës mbetet ende i panjohur, megjithëse tabelat fotografike të tij po krahasohen me fotot që ndodhen në sistemin e pasaportave dhe me ato të rrjetit të Interpolit. Ndërkaq, policia e Lushnjës dhe e Fierit po kryhen verifikime në terren për familjarët apo të njohurit e personit nga mosha 20-25 vjeç, që është gjetur i masakruar pak ditë më parë në afërsi të zonës së quajtur “Tri Urat” në Lushnjë. Sipas hetimeve të para të policisë, viktima nuk rezulton të jetë banor i zonës, ai dyshohet se është emigrant i sapo kthyer në vendlindje ose kosovar. Shkaku i vrasjes nga mënyra makabre e ekzekutimit dyshohet se ka qenë hakmarrja.