Rama: PS nuk po bllokon integrimin Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e ka fajesuar dje mazhorancen per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat. Ne deklaraten e mbajtur ne mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i PS-se ka theksuar se opozita e beri detyren e saj per votimin e reformave, ndersa i cilesoi akuzat e mazhorances si te paverteta. "Fatkeqesisht, te vetmit qe jo vetem nuk pranojne ta shohin kete te vertete ne sy, jane kundershtaret tane politike me kryeministrin ne balle, i cili per te mbuluar deshtimin e plote te qeverise ne procesin e integrimit vijon te hedhe balte mbi opoziten dhe te na akuzoje se po bllokojme integrimin", - tha Rama. Ai iu referuar te gjitha ligjeve qe kane kaluar ne Kuvend, duke theksuar se PS-ja ka respektuar marreveshjen e bere ne nentor me nderkombetaret. "Me votimin e te gjitha kodeve me 3/5 ne afatin e dakordesuar qysh ne nentor me partneret europiane, ne kryem plotesisht detyren tone te shtepise si opozite, por statusi i kandidatit nuk mund te vinte e nuk mund te vije si lajm i mire nga Brukseli, nese nuk plotesohen rekomandimet qe kane te bejne me qeverisjen, me luften kunder krimit e korrupsionit e me radhe", - tha Rama. Kryesocialisti i eshte referuar ndryshimit te ligjeve duke vleresuar punen e bere nga deputetet e Partise Socialiste ne Komisionin e Ligjeve. Ai ka theksuar se ligjet jane ndryshuar ne baze te praktikave me te mira juridike. Nje vend te vecante, kreu i PS-se i ka kushtuar dhe reformes zgjedhore. Ai u shpreh se denimi i vjedhjes se zgjedhjeve eshte nje vendim i domosdoshem. "Per ne, krimi eshte krim dhe cilido qe e kryen ate krim duhet te ndeshkohet pavaresisht bindjeve, perkatesive apo lidhjeve te tij partiake ose te cfaredo natyre tjeter. Per ne, korrupsioni eshte korrupsion dhe si i tille duhet te ndeshkohet, pavaresisht nese te korruptuarit i perkasin nje kampi apo nje kampi tjeter dhe pavaresisht lidhjeve qe ata mund te kene me kedo qofte ne sferen politike", - u shpreh Rama. Lidhur me Gjykaten Administrative, Rama u shpreh e opozita e ka gati qendrimin e saj ndryshimet ne ligj. "Sfida e radhes eshte Gjykata Administrative. Kemi pergatitur shume seriozisht qysh prej nentorit, me nje grup te konsiderueshem ekspertesh qendrimin e PS, lidhur me ate sesi duhet qe ligji per Gjykaten Administrative te jete ne standardet nderkombetare dhe Gjykata Administrative te kthehet ne institucionin qe i duhet shtetit dhe u duhet shtetasve shqiptare", - tha dje kreu i selise roze. Rama ka garantuar dhe qendrimin e PS-se per votimin e ligjit per Gjykaten Administrative.