Shkeli rregullat, shkarkohet shefi i komisariatit të Devollit
Shkelja e rregullave të punës ka sjellë shkarkimin nga puna të shefit të komisariatit të Devollit.Mësohet se punonjësi i forcave të rendit Artan Braholli ka udhëtuar me uniformën e tij në Greqi, ndërsa ishte për një vizitë private. Ky incident diplomatik nga ana shefit të komisariatit është bërë shkak për shkarkimin e tij nga detyra.