Apeli lë në qeli Arben Lazen
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin për presidentin e klubit të “Elbasanit”, Arben Laze, i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Sipas këtij vendimi, Laze do të qëndrojë në ambientet e paraburgimit deri në përfundimin e hetimeve. Burime nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj Arben Lazes. Gjatë seancës gjyqësore presidenti i Elbasanit ka kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria, ndërkohë që, avokati i tij ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për të, kërkesë kjo e rrëzuar më pas nga trupa gjyqësore.
Arben Laze u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, disa ditë më parë në operacionin policor të koduar "Mesfushori", i organizuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, si të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009