E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e taksistit, merren në pyetje 50 veta

Autori i Lajmit: red.
Shoqërohen 50 persona për vrasjen dhe djegien e taksistit. Burime pranë grupit të hetimit janë shprehur se prej së enjtes së kaluar, më 8 janar, kur u gjet edhe trupi i karbonizuar brenda makinës së tij të djegur janë shoqëruar të gjithë këto persona. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se personat e shoqëruar kanë dijeni mbi fakte dhe rrethana të ngjarjes së rëndë. Ramazan Hyka u zhduk mbrëmjen e 7 janarit, rreth orës 20:00, kur ai i kishte telefonuar së shoqes duke i thënë se po çonte një porosi në Farkë. Një ditë më pas ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë dhe më pas i djegur në makinën e tij.
Hetimet
Hetimet për zbulimin e vrasjes në Policinë e Tiranës shënojnë numër rekord për personat e shoqëruar për ekzekutimin dhe djegien e kufomës së taksistit Ramazan Hyka. Burime nga policia bënë të ditur se prej 8 janarit, kur e gjet trupi i karbonizuar brenda makinës së tij të djegur, janë shoqëruar rreth 50 persona. Të shoqëruarit mësohet se kanë qenë kryesisht persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ka pasur edhe të dyshuar konkretë për krimin makabër. 34-vjeçari u zhduk mbrëmjen e 7 janarit, rreth orës 20:00, kur ai i kishte telefonuar së shoqes duke i thënë se po çonte një porosi në Farkë, në lindje të Tiranës. Autorët e kishin ekzekutuar më parë me 6 plumba dhe më pas kanë dashur të zhdukin kufomën dhe makinën duke i hedhur në liqenin e Farkës. Në një rrugë dytësore, teksa i afroheshin liqenit, automjeti tip Benz 190 i viktimës ka ngecur në baltë. Në pamundësi për ta çuar te liqeni, autorët i kanë vënë flakën makinës, në bagazhin e së cilës ndodhej i ekzekutuar trupi i taksistit.
Ngjarja
Gjendet një trup mashkulli i moshës 43 vjeç, i vrarë me armë zjarri dhe i djegur brenda makinës së tij. Trupi i mashkullit u gjet mbrëmjen e 8 janarit në afërsi të liqenit të Farkës në kryeqytet. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i ri i policisë së Tiranës dhe zëvendësdrejtori. Pas hetimeve paraprake burimet nga policia bënë të ditur se i ndjeri është vrarë dhe më pas është djegur në makinën e tij një taksi e palicencuar. Ngjarja e rëndë u zbulua në një rrugicë pak të rrahur nga automjetet dhe kalimtarët, nga banorët e zonës së liqenit të Farkës që lajmëruan policinë dhe forca të shumta të saj kanë mbërritur në vendngjarje.

Ky lajm është publikuar: 17/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›