Protestojnë dëshmitarët: “Mos na sorollasni”
Autori i Lajmit: red.
Protestojnë dëshmitarët pas shtyrjeve të panumërta të seancave gjyqësore. Revolta është shfaqur dje pas shtyrjes për të disatën herë të gjyqit në ngarkim të anëtarëve të “Bandës së Lushnjës”. Personat e thirrur nga gjykata për të dëshmuar në proces kanë udhëtuar nga Lushnja, gjë që u sjell kosto të lartë, përveç kësaj atyre u duhet të kryejnë këtë ritual disa herë për të treguar në gjykatë ç dinë në lidhje me ngjarje ku rastësisht kanë qenë të pranishëm. Edhe pse dëshmitarët udhëtojnë nga qytete të ndryshme për t i ardhur në ndihmë zbardhjes së krimeve të ndryshme, togat e zeza detyrohen të shtyjnë seancat për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve. Dëshmitarët pohojnë se kanë lënë disa herë punën për t u paraqitur në datën dhe orën e caktuar nga gjykata, kanë shpenzuar disa herë jo pak para për t u paraqitur në gjykatë dhe nuk kanë mundur të dëshmojnë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish sot seancën ndaj anëtarëve të Bandës së Lushnjes. 15 dëshmitarë që pritej të rrëfeheshin kundër të akuzuarve, anëtarë të Bandës së Lushnjes, kanë protestuar ndaj trupit gjykues, i cili ka qenë i detyruar të shtynte seancën e radhës për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Reagimi i dëshmitarëve, erdhi pasi sipas tyre është e përsëritur disa herë që ata shkojnë në seancë gjyqësore dhe nuk arrijnë të dëshmojnë për shkak se ky proces shtyhet nga mungesa e avokatëve. Të gjithë dëshmitarët që ishin në sallë, janë të fundit që prokuroria ka thirrur për të dëshmuar kundër të akuzuarve.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009